Në 2024 nis puna për linjën nënujore energjetike me Italinë, Balluku: Synohet rritja e eksporteve

Investimet në energjetikë synojnë zgjerimin e mundësive të vendit për të tu bërë pjesë e lidhjeve rajonale dhe europiane. Ministrja e energjetikës Belinda Balluku thotë se pas interkonjeksionit me Maqedoninë sfidë për 2024 është nisja e punimeve për një linjë nënujore me Italinë.

Ashtu si investimet edhe garantimi i furnizimit me energji brenda vendit është një tjetër objektiv për këtë vit që sapo nisi.

Shqipëria është vendi me normën më të lartë në rajon për prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme. Rritja e investimeve në këtë sektor është një mundësi shumë e mirë për zgjerimin e eksporteve të energjisë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne