Në Gjermani valvitet flamuri më i madh i Palestinës

Me dhjetëra palestinezë me qëndrim në Gjermani në solidaritet me të burgosurit palestinezë që kanë hyrë në grevë urie në burgjet e regjimit sionist, janë mbledhur në një protestë të gjerë në Berlin.

Agjencia e lajmeve Kods njoftoi se Nadal Hamdan, një prej organizatorëve të kësaj proteste, deklaroi: “Ky flamur 100 metë tregon 100 vjetorin e premtimit fatkeq të Balfurit, u ngrit dhe do të valvitet rreth portës historike te Berlinit. Vlen të theksohet se deklarata e Balfurit është bërë në vitin 1917 nga Artur Xhejms Balfur, ish-ministri i punëve të jashtme të Anglisë, drejtuar Walter Rochild, politikani sionist dhe anëtar i Parlamentit të Anglisë. Në atë deklaratë është deklaruar qëndrimi pozitiv i Londrës për krijimin e “shtëpisë kombëtare” për izraelitët në territorin e Palestinës dhe kjo deklaratë u bë fillim i përpjekjeve për krijimin e regjimit okupator sionist. Nadal Hamdan gjithashtu tha se “Flamuri më i madh i Palestinës” në prag të 69 vjetorit të “Ditës së Tragjedisë” (Nekbatit), gjithashtu tregon se Palestina vazhdon të mbetet në okupatorin më të madh të botës dhe tani ka ardhur koha që bota ta njohë Shtetin e Pavarur të Palestinës me kryeqytet Kodsin. Nadal Hamdan gjithashtu kërkoi nga të gjithë përkrahësit e popullit të Palestinës që ditën e diele më 14 maj, rreth orës 21:00, të marrin pjesë në protestat e përvjetorit të okupimit të Palestinës./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne