Shqiperia

“Në kundërshtim me Kushtetutën”, Kuvendi diskuton dekretin e Metës për ‘Antishpifjen”, PS: Ja pse duhet rrëzuar

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese mori sot në shqyrtim dekretin e Presidentit Ilir Meta për paketën antishpifje. Institucioni i Presidentit përfaqësohej në këtë mbledhje nga këshilltari ligjor, Bledar Dervishi, i cili theksoi se dispozitat e paketës ligjore bien në kundërtim me dispozitat kushtetuese që mbrojnë të drejtat e lirisë së medias dhe të shprehjes dhe bien në kundërshtim me përcaktimet evendimeve të gjykatës së të drejtave të njeriut. Dervishi theksoi se AKEP shërben si masa e fundit pas vendimeve të AMA-s duke u shndërruar në goditës së fjales së lirë.

“Forca ushtruese e shtetit do jetë e dyfishtë, një herë me gjobat nga AMA e më pas përmes AKEP. Të gjithë duhet të dëgjojnë deklaratat e Komisionit Europian që nëse nuk reflektohet do të ketë ndikim në procesin e integrimit europian.” -tha Dervishi ndërsa shtoi se për këtë çshtje duhet pritur edhe opinioni i Komisiot të Venecias.

Ndërkohë përfaqësuesi i AKEP, Bleron Dokle, sqaroi rastet se kur ky institucion ndërhyn sipas ligjit.
“Ligji përpiqet të rregulloje normën e ligjit ekzistues. Ligji thekson se masa administrative do jepet ndaj operatorëve që ofron shërbimin e jo ndaj mediave. Ne nuk merremi dot me përmbajtjen e një faqeje online. Vetëm pas njeë njoftimi nga autoritet përktatëse AKEP përfshihet.”- tha Dokle.

Për relatorin Arben Pëllumbi, deputet i PS dekreti i Presidentit duhet të rrëzohet pasi tha ai argumentat e Presidentit nuk janë të qenësishme. “Argumentat e Presidentit nuk janë të qenësishme e për këtë nuk ka pse ta rishqyrtojmë këtë ligj. Gjykoj që të rrëzohet dekreti i Presidentit.” u shpreh Pëllumbi./balkanweb/

OPINIONE