Në sulmet e terroristëve të YPG/PKK u martirizuan 11 civilë

Organizata separatiste terroriste YPG/PKK që ka mbetur me shpatulla pas muri falë operacionit Burimi i Paqes sulmoi përsëri civilët nga tokat siriane, që mban të pushtuara.

11 civilë u ranë dëshmorë dhe 37 njerëz u plagosën në Mardin dhe Shanllëurfa (Şanlıurfa).

Terroristët, sulmuan me mortaja dhe raketa territoret e Turqisë nga rajoni që mbajnë të pushtuar në Siri.

Në sulmin ndaj civilëve 8 persona ranë dëshmorë.

Ndër dëshmorët ishte edhe Mehmet Şirin Demir, babai i punonjëses së kanalit televiziv të Radio Televizionit të Turqisë, TRT Kurdi, Gülay Demir.

TRT publikoi një mesazh ngushëllimi për Demirin.

Ndërkaq 35 personat e plagosur u dërguan për kurim në Spitalin Shtetëror të Nusaybinit.

Terroristët sulmuan edhe civilët në Shanllëurfa (Turqi).

Sulmi u bë me mortajë në lagjen Çaykara të nënprefekturës Suruç.

Në sulm ra dëshmor kryeplaku dhe një civil tjetër.

Kurse 3 të plagosurit u dërguan për kurim në spital.

Një prej të plagosurve, Ismail Taskin pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve nuk mundi të shpëtojë.

Kështu që numri i civilëve që ranë dëshmor në Suruç arriti në 3.

Bëhet e ditur se vazhdon kurimi i dy të plagosurve të tjerë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne