Bota

Në Teheran përfundoi takimi IRAN-RUSI-TURQI për Sirinë

Takimi tre palësh rreth krizës në Siri ka përfunduar me lëshimin e një deklarate në të cilën ka theksuar zgjidhjen e krizës së Sirisë nëpërmjet rrugëve politike.

Në Teheran të martën dhe të mërkurën në kuadër të takimit ndërkombëtare për Sirinë (procesit të Astanasë), u zhvillua takimi në nivel të ekspertëve të Grupit të Përbashkët të tre vendeve garantuese të armëpushimit në Siri në kuadër të procesit të negociatave të Astanasë. Në takimin e Teheranit delegacionet e Republikës Islamike të Iranit, të Rusisë dhe të Turqisë kanë diskutuar projektdokumentet e paraqitur për të tre palët duke përfshirë edhe dokumentet përkatëse me armëpushimin e shpallur më 30 dhjetor të vitit 2016 në Siri dhe zbatimin e tij, si dhe shkëmbimin e personave të burgosur dhe të rrëmbyer. Një delegacion i ekspertëve të OKB ka marrë pjesë në takimet trepalëshe në Teheran si vëzhgues i këtij procesi dhe ka ofruar ndihmë të vlefshme teknike.

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit në fund të takimit të ekspertëve në Teheran, duke theksuar përsëri në gjetjen e rrugëzgjidhjes politiket nëpërmjet arritjes së marrëveshjeve mes palëve siriane, është shprehur optimist që procesi i negociatave të Astanasë dhe përpjekjet e tjera ndërkombëtare, do t’i përgatisin rrethanat për t’i dhënë fund sa më shpjete konfliktit në Siri dhe të krijojë kushtet për luftë serioze dhe efikase kundër terrorizmit që është kërkesë e Bashkësisë Ndërkombëtare./ PT

OPINIONE

INTERVISTA