Rajoni Sociale

Në xhamitë e Kosovës mbahen ligjerata për dukurinë e trafikimit të qenieve njerëzore

Në Ditën e BE-së Kundër Trafikimit me Njerëz në xhamitë e Kosovës janë mbajtur ligjerata kushtuar dukurisë së trafikimit të qenieve njerëzore.

Këtë e bënë të ditur nga Bashksia Islame e Kosovës (BIK) me anë të një njoftimi për media, transmeton Klan Kosova.

“Tema e kësaj hytbeje ishte “Dukuria e trafikimit të qenieve njerëzore dhe dukuria e lypjes si forma të shkeljes së të drejtave dhe dinjitetit njerëzor”. Kjo hytbe ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit mes Ministrisë së Punëve të Brendshme gjegjësisht Sektorit Qendror të Hetimeve Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz-DKKO të Policisë së Kosovës”, thanë nga BIK./ klan

OPINIONE