Neritan Sejamini nxit turkofobi: nis peticion online për shkuljen e permendores turke

Ne kërkojmë heqjen e emërtimit “Rruga e Dëshmorëve të 15 Korrikut”, heqjen e emërtimit “Parku i Demokracisë 15 Korriku” dhe heqjen e pllakës përkujtimore me emrat e të ashtuquajturve “dëshmorë të 15 korrikut”, të gjitha në Parkun e Liqenit.

Vendimi sekret për të përjetësuar një ngjarje të brendëshme turke është marrë në shkelje të ligjeve të Shqipërisë dhe të rregullave të Bashkisë Tiranë. Vendimi është marrë pa asnjë dëgjesë apo konsultim publik, duke u mohuar qytetarëve të Tiranës të drejtën për t’u shprehur për të.

Ngjarja dhe viktimat që Bashkia Tiranë ka vendosur të përjetësojë nuk kanë asnjë lidhje me popullin dhe kombin shqiptar, dhe aq më pak me qytetarët e Tiranës.

Ngjarja që Bashkia ka vendosur të përjetësojë:

  • nuk ka domethënie apo rëndësi historike, kulturore apo shpirtërore për qytetarët shqiptarë;
  • nuk ka vlerë përkujtimore apo simbolike për brezat e ardhshëm;
  • nuk ka rëndësi historike apo kulturore botërore dhe nuk ka domethënie për vlerat e lirisë, demokracisë dhe përparimit njerëzor botëror.
  • nuk ka mbështetje apo pranim të gjerë shoqëror mes qytetarëve të Tiranës.

Ne dyshojmë se veprimet e Bashkisë Tiranë janë shërbim personal ndaj presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, motivuar nga interesa të ngushta vetjake të Kryeministrit Edi Rama dhe Kryebashkiakut Erion Veliaj. Si të tilla, ato janë shkelje e sovranitetit të vendit dhe dhunim i krenarisë sonë kombëtare.

Nënshtrimi i qeveritarëve tanë ndaj një autokrati të njohur për persekutimin e kundërshtarëve politike, për burgosjen e gazetarëve dhe shtypjen e të drejtave të njeriut është, gjithashtu, shkelje e vlerave demokratike perëndimore, të cilat aspiron shoqëria shqiptare.

Ja thirrja e tij në facebook!

FIRMOS DHE NDAJ!

Kush është qytetar i ofenduar nga ngritja e monumentit të grushtit turk të shtetit, i ngritur në mënyrë të panevojshme e pa patur lidhje jo vetëm ne vendin tonë, por asnjë lidhje me vlerat e gjithëkohëshme të lirisë, barazisë apo demokracisë, ato të cilave u ngrihet monument në çdo vend, TË FIRMOSË PETICIONIN PËR HEQJEN E TIJ.

Viktimat e komunizmit nuk kanë një monument në vendin tonë, as rrugë dhe kremtimi i një ngjarjeje të brendshme të një shteti tjetër me karakter të dyshimtë është minimalisht fyerje për krenarinë tonë kombëtare./change

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne