Netanyahu nuk arrin të formojë qeverinë e koalicionit

Punimet e Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili po i afrohet fundit të kohës së dhënë për të formuar qeverinë e koalicionit, vijnë duke u vështirësuar çdo ditë e më shumë.

Benjamin Netanyahu ftoi në mbledhje liderët e partive të krahut të djathtë që përfaqësohen në kuvend, për të diskutuar në lidhje me projektligjin e ushtrisë, që paraqet njërën prej pengesave kryesore të formimit të qeverisë së koalicionit.

Netanyahu nëpërmjet një mesazhi pamor të postuar në llogarinë e tij në median sociale, bën të ditur që për të parandaluar organizimin e zgjedhjeve të reja të parakohshme do të japin një propozim të ri në lidhje me projektligjin e shërbimit ushtarak dhe se liderëve të partive të krahut të djathtë u propozoi një takim që do të mbahet sonte.

Ndërkaq lideri i Partisë “Izraeli Shtëpia Jonë” dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Avigdor Liberman, i cili ka një rol kyç në formimin e qeverisë së koalicionit të partive të krahut të djathtë të udhëhequr nga Netanyahu, refuzoi ftesën e kryeministrit.

Liberman në deklaratat e mëparshme ka thënë se nuk do të marrin pjesë në qeverinë e koalicionit në qoftë se projektligji, i cili parashikon marrjen në shërbim ushtarak të hebrenjve ultra-ortodoks (Haredi) nuk miratohet në Kuvend dhe se nuk do të përkrahin as qeverinë e pakicave.

Në një prononcim të bërë për Kanalin televiziv izraelit, “Kanal 12”, Liberman ka thënë se “Nuk ka asgjë për të biseduar” dhe në këtë mënyrë ka bërë të ditur se nuk do t’iu përgjigjet ftesës së Nenayahut.

Të mërkurën në mbrëmje skadon edhe afati i dhënë Netanyahut për të formuar qeverinë e koalicionit.

Partia “Izraeli Shtëpia e Jonë”, e cila luan një rol kyç në formimin e qeverisë së koalicionit, ka 5 karrige në Kuvend, ndërsa si kusht për pjesëmarrje në qeveri të udhëhequr nga Netanyahu e paraqet vetëm miratimin e ligjit të shërbimit ushtarak.

Në qoftë se partia e Libermanit nuk merr pjesë në qeverinë e koalicionit, numri i përgjithshëm i deputetëve të koalicionit të udhëhequr nga Netanyahu në kuvend mbetet në 60 dhe nuk e kapë nivelin e 61 për qind, që është i nevojshëm që qeveria të marr votëbesimin.

Por, nëse Netanyahu e pranon kushtin e Libermanit, ai do të humbasë mbështetjen e nga 8 deputetëve të Partive “Shas” dhe të Partisë së “Hebrenjve të Tevratit të Unifikuar” që janë pro pjesëmarrjes në qeveri, por që dalin kundër projektligjit.

Partitë “Shas” dhe ajo e “Hebrenjve të Tevratit të Unifikuar” në deklaratat e mëparshme kanë thënë që në qoftë se në rend të ditës sërish vjen projektligji për shërbimin ushtarak ata nuk do të marrin pjesë në qeverinë e koalicionit.

Projektligji që parashikon marrjen në shërbim ushtarak edhe të studentëve të shkollave ultra-ortodoks Hebreje (Jeshiva) me qëllim të rritjes së numrit të trupave, paraqet pengesën më të madhe për formimin e qeverisë së koalicionit./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne