Netanyahu: Operacioni tokësor në Gaza krijon mundësinë për “nxjerrjen e pengjeve jashtë”

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se një ofensivë tokësore kundër Hamasit në Rripin e Gazës krijon mundësinë për lirimin e pengjeve izraelite. Duke u adresuar para mediave pas një takimi të kabinetit të luftës, Netanyahu tha se kjo “krijon mundësinë e nxjerrjes jashtë të pengjeve tanë”.

“Ata do ta bëjnë këtë vetëm kur janë nën presion. Kjo krijon presion. Ne mendojmë se kjo metodë ka një mundësi”, tha Netanyahu. Në takim, sipas një deklarate zyrtare, Netanyahu tha se lufta kundër Hamasit mund të jetë e gjatë, por se qëllimi është ta mposhtin atë dhe “të kemi një Gazë ndryshe”.

Brigadat Al-Qassam, krahu i armatosur i grupit palestinez Hamas, tha se mban deri në 250 pengje izraelite që u kapën gjatë sulmit ndërkufitar që kreu më 7 tetor. Grupi publikoi një video të pengjeve që kërkonin shkëmbimin e të burgosurve në këmbim të lirimit të tyre. Netanyahu në përgjigje lëshoi një deklarate, duke theksuar se, “Ne përqafojmë familjet dhe po bëjmë gjithçka për t’i kthyer te familjet e tyre të gjithë pengjet dhe të zhdukurit”.

Ushtria izraelite, e cila ka bombarduar rëndë Gazën për tre javë radhazi, thotë se ka zgjeruar operacionet e saj tokësore si pjesë e “fazës së dytë të luftës” për të shkatërruar aftësitë ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit, si dhe për të kthyer pengjet në shtëpi./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne