New York: Marin Mema “prin” shqiptarët në tubimin për Çamërinë

Shqiptarët zbarkuan në zemër të New  Yorkut. Ata u derdhën në rrugët e Manhatanit për të përkujtuar 75 vjetorin e masakrave në Çamëri.

Parada e realizuar nga organizata “Rrënjët Shqiptare” kishte për drejtues ceremonial të saj gazetarin e Top Channel, Marin Mema.

“Ne nuk kemi kërkuar asnjë herë hakmarrje. Ne nuk kemi kërkuar asnjëherë veprime ekstreme. Kemi kërkuar vetëm drejtësi, drejtësi për ata mijëra njerëz që sot nuk kanë një varr; drejtësi për ata mijëra njerëz të tjerë që sot nuk mund të shkojnë në pragjet e shtëpive të tyre, e t’i prekin.  Drejtësi kërkojmë e asgjë tjetër. Këtu sot jemi shuam zemra shqiptare dhe shumë zemra shqiptare mund të arrijnë çfarë të duan”, tha Marin Mema.

Kjo paradë tashmë është kthyer në një traditë të përvitshme. Në paradë morën pjesë edhe personalitete të tjera siç ishte ish-kongresmeni Xho Dioguardi, por edhe figura të tjera të rëndësishme të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara.  Deti i krijuar nga flamujt Kuq e Zi i dha jetë një prej organizimeve më të mëdha të këtij lloji në botën mbarë shqiptare.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne