“New York Times” boton artikull për lidhjen YPG-PKK

Strategjia represive e PYD-YPG-së, krahu sirian i organizatës terroriste separatiste PKK, është bërë subjekt edhe i medias amerikane.

Gazeta “New York Times” ka trajtuar në një shkrim të saj rajonin e Menbixhit në Siri, që mbahet i pushtuar nga kjo organizatë.

Artikulli në fjalë flet për represionin dhe persekutimin që ushtrohet ndaj banorëve të qytetit dhe jep fakte mbi lidhjen PKK-YPG.

“New York Times” shkruan se në rajonet ku është prezent PKK/PYD-YPG përpiqet të dominojë përmes shtypjes, tiranisë dhe dhunës. Është dokumentuar që organizata ka bërë në rajon shumë krime dhe Menbixhi renditet në krye të zonave që janë prekur më shumë nga represioni i organizatës.

Javën e kaluar, banorët e Menbixhit ishin ngritur kundër PKK/PYD-YPG-së dhe kishin organizuar demonstrata.

Sipas artikullit të “New York Times”, banorët e zonës janë mjaft të shqetësuar nga praktikat represive të organizatës terroriste, me të cilat ata detyrohen të përballen.

Në shkrimin e saj gazeta amerikane i referohet edhe opinionit të një mësuesi arab.

Mësuesi shpjegon se shumica e arabëve në qytet janë të pakënaqur, por hezitojnë të flasin për këtë; ata janë të shqetësuar për gjetjen 17 ditë më vonë në anë të një autostrade të kufomave të dy burrave arabë që ishin ndaluar (arrestuar) në fillim të janarit.

Në zonat që ka vendosur nën kontrollin e saj organizata terroriste ka imponuar modelin e parashikuar nga kreu i PKK-së, shkruan “New York Times” dhe citon edhe deklaratat e gjeneralmajorit James Jarrard, Komandant i Forcave Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Siri dhe Irak.

Jarrard pohoi se shumë njerëz në rajon YPG-në e identifikojnë me PKK-në.

Megjithatë, ai u përpoq të mohonte lidhjen PKK-YPG, e cila tashmë është provuar në shumë platforma.

Joost Hilterman nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave ishte ai që e përgënjeshtroi gjeneralin amerikan. Hilterman e pranoi lidhjen PKK-YPG.

“Gjithkush e di se ata janë PKK. Ata mund të jenë kryesisht sirianë, por ata janë pjesë e PKK-së”, ka thënë Joost Hilterman për “New York Times”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne