New York Times: Jerusalemi dhuratë falas për Izraelin nga presidenti kokëtrashë i Amerikës

Gazeta amerikane “New York Times” në një koment të saj ka shkruar se Jeruzalemi (Kudsi) është një dhuratë falas për Izraelin nga ana e presidentit kokëtrashë të Amerikës.

Thomas Fridmen, analist i çështjeve të Lindjes së Mesme dhe kolumnist në gazeta amerikane, komentin e tij në lidhje me këtë çështje e fillon kështu: “Përgjatë 30 viteve gjatë të cilave unë i kam mbuluar zhvillimet në fushën e politikës së jashtme të Amerikës dhe deri më tani, nuk kamë parë asnjë president shteti sikur Donald Trump i cili kaq lehtë humb çdo gjë për të fituar asgjë”. Ai në vazhdim shkruan: “Ky proces ka filluar nga Kina dhe Izraeli. Trump ka bërë që edhe në Kinë edhe në Izrael, krishtlindjet të fillojnë para kohe duke festuar pa masë. Edhe kinezët edhe çifutët në veshët e fëmijëve të tyre me zë të ulët këndojnë “Erdhi baba dimri u vërtetë”! Ata kanë të drejtë që gëzohen deri në këtë masë. Izraeli që nga koha e themelimit të tij, të gjitha qeveritë e tij kanë kërkuar nga Amerika që ta njohë Kudsin si kryeqytet të Izraelit në mënyrë zyrtare. Mirëpo, qeveritë e Amerikës gjithmonë i janë shmangur këtij veprimi dhe një njohje të tillë zyrtare e kanë shtyrë dhe e kanë kushtëzuar me nënshkrimin e një “marrëveshje përfundimtare të paqes” mes Izraelit dhe Palestinezëve. Mirëpo kjo traditë u thye javën e kaluar. Trump e bëri këtë veprim dhe Kudsin e fali dhe ia dorëzoi atë tërësisht Izraelit, edhe atë plotësisht falas. Çfarë marrëveshje!!! Çfarë bote është kjo kur ju i jepni një gjë si dhuratë dikujt pa përfituar asgjë nga kjo dhuratë, as edhe të paktën pa e shfrytëzuar atë si mekanizëm të forcës për të çuar përpara marrëveshjen Izrael-Palestinë?! Mirë, mund të supozojmë se Trump para se ta bëjë këtë skandal, çfarë i ka thënë Beniamin Netanjahut, kryeministrit të Izraelit. Ai domosdo i ka tërhequr vërejtjen atij për dy gjëra. Së pari, me patjetër duhet t’i ketë thënë atij se “ti vazhdo të më kërkosh mua në mënyrë të vazhdueshme që ta njoh Kudsin si kryeqytet të Izraelit. Unë e bëjë këtë. Mirëpo me ty po e bëjë një marrëveshje dhe në shkëmbim të këtij veprimi, kërkoj një gjë nga ti. Edhe ti duhet të deklarosh se do t’i japësh fund ndërtimit të të gjithë kolonive izraelite në Bregun Perëndimor dhe jashtë kolonive aktuale ku të gjithë presin se në çfarëdo rrugëzgjidhje për formimin e dy shteteve izraelite dhe palestineze, ato të jenë pjesë e territorit të Izraelit”. Aktualisht me të vërtetë është nevojë e pamohueshme për një marrëveshje të tillë. Kjo marrëveshje realizon edhe interesat e Amerikës, por edhe ndihmon progresin në procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Ashtu siç ka thënë Denis Russ, negociatori i vjetër i Amerikës në negociatat për paqe në Lindjen e Mesme, cilësia e marrëdhënieve Amerikë-Izrael që nga koha e Truman deri te Obama mund të përshkruhet me një fjali në këtë mënyrë që “kur ju e ndërpritni zgjerimin e kolonive jashtë kolonive çifute, më së shumti është kjo që ju keni krijuar mundësinë për jetësimin e rrugëzgjidhjes së formimit të dy shteteve dhe më së paku është kjo që Izraeli me këtë veprim ka arritur ta ndajë vetën nga palestinezët. Prandaj ju vazhdoni punën e zgjerimit të kolonive çifute edhe në rajonet ku jetojnë palestinezët në mënyrë të pamundësohet ndarja”. Mirëpo Trump ka mundësi që t’i këtë thënë Netanjahut edhe një gjë tjetër. Sipas Martin Indick, ish-ambasadori i Amerikës në Izrael, ka mundësi që Trump t’i ketë thënë kryeministrit të Izraelit që ai ka vendosur të fillojë punët për transferimin e ambasadës amerikane në Kudsin perëndimor, mirëpo ka dëshirë që paralel me këtë veprim, dëshiron që të hapë një ambasadë edhe në vendin e shtetit të Palestinës në Kudsin lindor. Ai këtë veprim do ta kryejë në bazë të çfarëdo marrëveshje përfundimtar. Me këtë veprim, më nuk do të mendohet se ne në këtë konflikt kemi mbajtur anën e një pale të konfliktit dhe kemi mbyllur rrugën e progresit drejt paqes, ndërkohë që kemi lënë të hapur derën edhe për palestinezët. Sidoqoftë, Trump ka llomotitur edhe për izraelitët edhe për palestinezët duke u mburrur se i ka dhënë atyre diçka që kurrë nuk ua ka dhënë Barak Obama. Trump me siguri se ka llomotitur edhe në këtë mënyrë se me këtë veprim, ka ndihmuar procesin e paqes dhe ka ngritur imazhin e Amerikës duke mos lejuar që të turpërohen aleatët e Amerikës. Trump është një kokëtrashë dhe budalla i cili mendon se bota ka filluar që nga koha kur ai është zgjedhur president i Amerikës. Ai pikërisht për shkak të kësaj kokëtrashësie, shumë lehtë bie në grackë të lojës. Trump parimisht parimisht ka aftësi të shkëlqyera për të dhënë gjëra falas. Jo vetëm për shkak të injorancës, por për shkak se ai nuk kupton fare se është “president i Amerikës”. Ai vetën e konsideron shef të bazë s vetë. Kjo është e vetmja qendër mbështetëse e cila e përkrah Trump-in. Për këtë arsye ai ndjen se ekziston nevoja të ushqejë akoma këtë qendër duke realizuar premtimet e tij elektorale të papjekur. Një prej këtyre premtimeve shumë të papëlqyeshme, u realizua javën e kaluar në lidhje me Kudsin./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne