“New York Times” raporton krimet e regjimit sionist në Rripin e Gazës

Gazeta amerikane “New York Times” ka shkruar se ministria e luftës së regjimit sionist ka prezantuar planin e ri për përdorimin e metodave të reja për vrasjen e popullatës palestineze në Rripin e Gazës.

Gazeta amerikane “New York Times” në një raport të saj ka shkruar: “Sektori për hulumtim dhe zhvillim i ministrisë së luftës së regjimit sionist është pionier në përdorimin e metodave të reja për vrasjen e popullatës palestineze dhe shkatërrimin e objekteve të infrastrukturës në Rripin e Gazës duke përdorur teknologjinë dhe armët e reja siç janë tanket anti-radar dhe dronëve snajperist”.

Në reagim të kësaj, Ron Dramer, ambasadori i regjimit sionist në Uashington, duke përsëritur një fjali të ngjashme nga kjo gazetë amerikane ka shkruar: “New York Times është e njohur për metoda të reja për të akuzuar Izraelin dhe për të shpifur”.

Forumi i krerëve të organizatave të mëdha sioniste në Amerikë gjithashtu ka kërkuar nga “New York Times” që ta heqë raportin e vet dhe të kërkojë falje publike”.

Megjithëkëtë gazeta amerikane “New York Times” akoma e mban këtë raport në llogarinë e vet në Twitter, pavarësisht të gjitha këtyre kritikave.

Kjo gazetë amerikane gjithashtu disa ditë më parë duke publikuar një karikaturë nga Beniamin Netanjahu, atë e ka paraqitur si një qen litari i të cilit është në dorën e Donald Trump.

Netanjahu vazhdimisht ka kritikuar qëndrimet e gazetës amerikane “New York Times”./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne