Nga Fabjan Ceka: Analizë estetike e emisionit Artes nga Elsa Demo

Nga Fabjan Ceka

Hapesira televizive shqiptare, pas ndryshimit të sistemeve, u kthye në një territor të lirë për tu pushtuar, ku fitimtar dolën emisionet e debateve politike që të kujtojnë teqetë që ndërtonin dervisht nomad ne shek. XIV – XV – XVI ne ato territore qe ne sot quajme Shqiperi, dhe rreth ketyre teqeve ndertoheshin njekohesisht fshatra te cilat populloheshin me popullsi nomade turke. Keto emisione-teqe, nuk ndryshojne shume me teqete e atyre dervisheve kolonizator. Hapesira televizive shqiptare mbeti boshe pas renies se socializmit, siç ishte boshe edhe hapesira territoriale e jugut te Shqiperise, por jo vetem te jugut, ku dervishet bektashinje ndertonin teqet e tyre. Keto emisione televizive, si instrumenta per te shperndare kultin e tyre, ofrojne, ne te njejten kohe, vizionin e tyre per shoqerine shqiptare.

Emisioni Artes nga gazetarja Elsa Demo eshte nder emisionet e pakta qe shfaqen ne ekranet shqiptare, ne te cilen, ne qender te vemendjes eshte arti, dhe jo politika siç ndodhe ne shumicen e rasteve. Artesi eshte, ndoshta, i vetmi emision bashkohor shqiptar. Moderatorja e emisjonit eshte mjaft e afte dhe e pregatitur per temat te cilat ajo perzgjedhe per te trajtuar ne emision. Ajo e njef mjaft mire dhe ne menyre jo siperfaqesore vepren dhe krijimtarine e artistit apo artisteve qe ka ftuar ne emision. Stili i saj gazetarsk dallon shume me ate te moderatoreve apo gazetareve te tjera shqiptare. Ne pergjithesi, tek gazetaret dhe moderatoret shqiptare, verejme nje femer shqiptare e cila eshte e “bute”, deri diku e “nenshtruar”, tradicionale, fallco, ose e bukur – gjysem budallaqe, ose teze. Tek rasti i gazetares Elsa Demo, ky version i femres shqiptare nuk egziston aspak. Tek Artesi, moderatorja eshte mjaft e sigurt ne vetvete, “agresive”, krenare, e pavarur, e vetmjaftueshme. Skema eshte teresisht e permbysur me ate te femres tradicionale qe gjejme ne ekranet shqiptare. Elsa ngjane me femren revolucionare te filmave te realizmit socialist, siç e gjejme tek filmat “Pranvera s’ erdhi vetem”, apo “Ngjyrat e moshes”. Ne keto filma progresist, femra shqiptare eshte krenare, e vetmjaftueshme, e sigurt ne vetvete, e vetedijshme, e pavarur, intelektuale. Elsa Demo, tek emisioni Artes, eshte vazhdimesia e femres revolucionare te socializmit, nje tip komplet i kundert me ate te femres reaksionare te shumices se emisioneve shqiptare, ku mbizoteron modeli gjysem-budallaqe, teze – halle e vizitave te pas-drekes.

Artesi, gjithsesi, nuk arrin dot ti shpetoje pikepamjes totalitariste ne lidhje me periudhen e socializmit qe eshte vendosur ne Shqiperi pas ndryshimit te sistemeve. Ne kete emision, periudha socialiste paraqitet ne menyre mjaft negative, njedimensionale dhe siperfaqesore, sikur ndodhe ne çdo emision tjeter te televizionit shqiptar. Periudha e socializmit mbetet akoma tabuja me e madhe e shoqerise shqiptare. Menyra se si paraqitet kjo periudhe ne mediat shqiptare, eshte tipike e nje vendi qe ndodhet ne nje diktatur totalitare. Nese arti ka te beje vetem me te verteten, dhe emisioni Artes i ka vene vetes qellimin qe te flas per artin, detyrimisht ky emision duhet te ishte me objektiv me te kaluaren socialiste te Shqiperise, dhe te mos ofronte versionin totalitarist qe i jepet ne menyre terroriste shqiptareve nga te gjitha institucionet dhe dimensionet e shoqerise shqiptare, duke perfshire ketu edhe ate te artit. Arti post-socialist shqiptar, si art orientalist dhe viktimist, tenton shpesh-here ti drejtohet publikut perendimor dhe ti terheq atij vemendjen me te kaluaren e socializmit, duke e paraqitur Shqiperine e asaj kohe si nje gulag te madhe, ku njerezit torturoheshin, rriheshin, poshteroheshin, tru-shplaheshin, dhe vetem kaq. Keta artist shqiptar e kane kuptuar se Perendimi ka mjaft ndjeshmeri ndaj popujve te botes se trete dhe te kaluares se tyre, dhe duke e paraqitur kete te kaluar sa me shume diktatoriale, te dhunshme, dhe tragjike, arrine te terheqin vemendjen e perendimoreve duke i u qare dhe thene “oh sa kemi vuajtur ne komunizem”. E gjitha kjo per te marre fonde nga Europa duke ditur ndjeshmerine e perendimoreve ndaj temes se diktatures. Eshte interesante se keta persona qe e quajne veten artist bejne video-instalacione ku kane gjithmone ne vemendje temen e diktatures, dhe kjo periudhe paraqitet ne nje kendeveshtrim qe eshte i njejte me ate te Partise se Akinxhinjve, apo te debateve – kjoske – buze- lanes – te viteve 90′- televizive te ores 21: 00 te ekraneve shqiptare, ku neo-nomado-zogistet tregojne se si funksionon Shqiperia. Si eshte e mundur qe artistet shqiptar te kene te njejten pikepamje ne lidhje me socializmin, qe eshte i njejte me ate diktatures gati 30 vjeçare shqiptare?! Duket qarte se ne Shqiperi ka pak ose nuk ka aspak artist, pasi pikepamjet e tyre jane pikepamje te imponuara nga sistemi diktatorial ne te cilin jetojm. Nese artisti ofron ne vepren e tije te njejtin kendveshtrim qe e ka e gjithe shoqeria per nje çeshtje te caktuar, atehere çfare artisti eshte ky?! Flitet shpesh se realizmi socialist nuk i lejonte artistet shqiptar te shprehnin lirisht vizionin qe ata kishin per boten pasi ata jetonin ne nje diktatur. A eshte vertet kjo arsyeja? Ndryshimi i sistemeve ne Shqiperi vertetoj te kunderten. Ne gati 30 sistemi liberal ku sundon ekonomia e tregut te lire, kemi pare ne peregjithesi nje art qe vetem kritikon te kaluaren socialiste, pra nje pjese mjafte e madhe e artisteve shqiptar ka kaluar kete periudhe duke kritikuar nje te kalur qe nuk egziston me, duke mos ofruar asnje gje te re, dhe qe te jete domethenese per periudhen ne te cilen jeton sot shoqeria shqiptare. A mund te quhet art nje gje qe nuk i referohet se tashmes edhe duke folur per nje epoke te kaluar? Arti bashkohor shqiptar, ne pergjithesi, nuk arrin dot te kritikoj te tashmen, dhe akoma me keq, ka te njejtin vizion dhe kendeveshtrim te njeriut mesatar. Ketu del qe kritikat qe i behen realizmit socialist, si nje rrym artistike e imponuar nga lart, dhe qe rrjedjhimisht nuk i lejonte artistet te shprehnin idete e tyre lirisht, jane kritika genjeshtra, fallco, siç vete genjeshtare, fallc, skizofren jane vete shqiptaret, te cilet jane gjithmone me ate qe ka pushtetin. Ne socializem, pushtetin e kishte Partia Punes, dhe te gjithe benin si revolucionare, sot pushtetin e kane reaksionaret, e cila eshte edhe gjendja e natyrshme, per arsye historike, e shqiptarit, dhe te gjithe bejne nje art qe e pelqen pushteti, art nacionalist: ku shqiptaret paraqiten gjithmone si viktima, si popull hero, liri-dashes, nje popull qe do demokracine dhe kapitalizmin, urren socializmin, adhurone Ameriken, nje shtet i cili pershkruhet si nje vend çlirimtar per shqiptaret, pasi Amerika – per shqiptaret – ka nje mision hyjnor dhe mesianik kundrejt shqiptareve, duke qene se shqiptaret jane populli me i lashte ne Ballkan dhe atyre i eshte mohuar çdo here mundesia per te treguar ne te vertet talentin e tyre. Shqiptaret kane qene viktima te dyndjeve sllave, Perandorise Osmane, dhe Marksizem-Leninizmit. Ky eshte vizioni dhe botekuptimi i artisteve shqiptar per Shqiperine. Ky eshte edhe versioni i historise qe mesohet ne shkollat shqiptare nga shkolla fillore deri ne shkolle te larte, gje qe tregon, edhe njehere, se artistet shqiptare nuk jane te shkeputur nga indoktrinimi shkollor, pra nuk arrine dot te krijojne nje vizion te tyre per shoqerine shqiptare qe te jete i pavarur dhe individual.

Artesi eshte nje eksperiment mjaft interesant i cili tenton te pershkruaj Shqiperine nepermjet artisteve shqiptar, ne kundershtim me shumicen e emisioneve te tipit debat-politik, ne te cilet pershkruhet Shqiperia nepermjet deputeteve te partive te ndryshme politike. Artisti dhe deputeti, dy figura qe nuk kane asnje lidhje me njera-tjetren, gjithsesi, deputetet qe ftohen ne keto emisione, jane me te afte te pershkruajne realitetin shqiptare sesa artistet. Ne keto emisione sofer turko-nomade- kembekryq, ne te cilat haet me duar ku mungojne pjatat dhe karriget, por jo divanet, keta deputet neo-zogist, jane te aftte ne menyre direkte apo indirekte te perciellin realitetin shqiptar i pare nga nje kendveshtrim i caktuar. Nje gje e tille mungon, ose eshte pak e kultivuar, tek artistet shqiptar, te cilet preferojne te “gjuajne” perendimoret duke i shitur atyre nje te kaluar imagjinare shqiptare siç shiten ne Kruje teneqe me imazhe te Skenderbeut. Artistet shqiptar nuk jane as ne nivelin e ketyre deputeteve, dhe ketyre emisioneve. Ata preferojne ta mohojne teresisht realitetin bashkohor shqiptar. Artistet shqiptar jane teneqexhinj.

Tek Artesi, nuk arriet te kuptohet shume se çndodhe ne boten reale shqiptare. Ne kete aspekt ngjan disi me emisionin Soirée te moderatores Jonida Shehu. Nese tek Soiréeja gjithçka eshte nje iluzion, nje projeksion imagjinar i moderatores, dekadenc mikroborgjeze, celebrim i vetvetes dhe i nje shtrese qe ka arritur te jete e suskesshme ne shoqerine kapitaliste shqiptare, edhe tek Artesi ka element te tille subjektive, por ne te cilet mungon projeksioni ekonomik, pilitik dhe social, te cilet jane te shumte tek Soiréeja. Soiréeja distancohet nga bota reale shqiptare duke shtuar element ne skenografi, duke zmadhuar studjon, duke zmadhuar kolltuqet, duke luajtur me ngjyrat, dhe duke pire vere. Artesi distancohet nga bota reale shqiptare duke hequr gjithçka nga skenografia dhe duke bazuar te teren tek ngjyra e zeze. Artesi nuk perfaqeson nje shtrese ekonomike siç perfaqeson Soiréeja. Artesi eshte individualist dhe ne te njeten kohe introvers, i orientuar drejt vetvetes. Nese tek Opinioni i Blendi Fevziut aspekti kohor ka te beje me te tashmen, ne te cilen paraqitet Shqiperia ashtu siç eshte sot, shoqeria eshte e ndare ne klasa, ndersa tek Soiréeja kemi te bejme me te ardhmen, ne nje bote ku dhimbjet nuk egzistojne me, te gjithe jane te lumtur, dhe çdo gje i dedikohet celebrimit, tek Artesi koha ka ndaluar, ose e thene me mire, nuk egziston fare, kemi te bejme me nje jo te tashme te perhershme. Te vetmet persona qe egzistojne jane gazetarja emisionit dhe i ftuari apo e ftuara. Bota e jashtme nuk egziston. Artesi eshte mohimi i emisioneve politike te ekraneve shqiptare, te cilet, ne fakt, perputhen me lehte me traditat dhe psiqiken shqiptare./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne