Nisma “Stop Soros”, Brukseli padit Hungarinë

Komisioni Evropian ka vendosur të padisë Hungarinë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut për nismën “Stop Soros”. Sipas ligjit hungarez, që i referohet kësaj pakete, punëtorët dhe aktivistët që ndihmojnë këdo që dëshiron të aplikojë për azil, dënohen me burgim. Budapesti thekson se kjo është mënyra më e mirë për t’i dhënë fund imigrimit të parregullt.

Megjithatë, Komisioni thekson se me këtë legjislacion, Hungaria “kufizon të drejtën e azilkërkuesve për të komunikuar  dhe për të marrë ndihmë nga organizatat kombëtare, dhe joqeveritare”. Paketa ligjore ka emërtimin e miliarderit amerikan George Soros, i cili konsiderohet si një dele e zezë nga  kryeministri Viktor Orban. Ai e akuzon Sorosin për organizimin e “emigracionit masiv” në Bashkimin Evropian nëpërmjet OJQ-ve të tij.

Amnesty International, një nga shumë organizatat që punojnë me emigrantët në Hungari, mirëpriti vendimin e Komisionit. “Vendimi i sotëm e bën të qartë se fushata e frikësimit nga autoritetet hungareze kundër atyre që vënë në dyshim politikat ksenofobike dhe ligjet e tyre nuk do të tolerohet”– thuhet në deklaratë. Sipas kësaj organizate, padia e Komisionit i dërgon një mesazh të pagabueshëm të gjitha shteteve anëtare të BE-së se legjislacione të ngjashme me nismën “Stop Soros”, i cili shkel rëndë të drejtat e njeriut, do të kundërshtohet në të gjitha nivelet./respublica.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne