Një delegacion amerikan do të vizitojë nesër Turqinë

Një delegacion i Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të shkojë nesër në Turqi.

Në takimet e delegacionit në Ankara do të shqyrtohen sanksionet e Amerikës ndaj Iranit.

Në krye të delegacionit është Zv/Sekretari i Departamentit amerikan të Thesarit për Financimin dhe Terrorizmin, Marshall Billingslea.

Delegacioni në fjalë do të zhvillojë takime në Ministrinë e Jashtme dhe Ministrinë e Financës./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne