Një referendum i dytë për pavarësinë e Skocisë i pashmangshëm

Një referendum i dytë mbi pavarësinë e Skocisë është i pashmangshëm për shkak të politikës së ndërmarrë nga kryeministri konservator britanik, David Cameron, deklaroi sot ish-kryeministri skocez. “Për mendimin tim, një referendum i dytë është i pashmangshëm në një datë që mbetet për tu vendosur, nënvizoi deputeti i SNP-së, partia nacionaliste skoceze që përmend tre arsye që e shtyjnë drejt këtij referendumi të ri.

Fillimisht refuzimi i qeverisë së David Cameron për të mbajtur premtimet, bërë në prag të referendumit, përsa i përket transferimit të pushteteve në Skoci, një masë e quajtur “devo max”. Perspektiva e një referendumi për qëndrimin e Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian kërkuar deri në fund të vitit 2017 nga Cameron që mund të çojë në një dalje të Skocisë nga BE kundër dëshirës së saj.

“Dhe në fund vullneti i qeverisë së David Cameron për të vazhduar politikën shtrënguese, shënuar nga shkurtime të tjera në ndihmat sociale”, u shpreh Alex Salmond. Deputeti i SNP-së, i partisë së qendrës së majtë, dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Skocisë pas fitores së jo-së me 55,3 për qind të votave në referendumin më 18 shtator 2014./bw

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne