Një shtet bektashi në Tiranë? Shoqatat Islame protestë para Komuniteti Mysliman

Propozimi i kryeministrit Edi Rama për krijimin e një shteti sovran të “Urdhrit Bektashi” ka ngjallur reagimin e disa shoqatave fetare dhe shoqërisë civile.

Një grup shoqatash islame si  Mexhlis, TUMED, Thirrja në Mirësi, Unioni Shqiptar i Teologeve dhe Palestina e Lirë do të protestojnë këtë të martë në orn 17:00 para Komunitetit Musliman nën sloganin “Jo në emrin tim”.

Në protestë fokusi do të jetë tek propozimi i fundit për ngritjen e një shteti islam bektashian brenda Shqipërisë, si dhe do të dënohet edhe takimi i nënkryetarit të Komunitetit Musliman me presidentin e Izraelit, Isack Herzog, gjatë vizitës në vendin tonë më 12 shtator.

“Në Palestinë po kryhet gjenocid. Nënkryetari i Komunitetit Mysliman dhe kryeministri i Shqipërisë presin dhe mbështesin presidentin e shtetit gjenocidal” shkruhet në njoftim.

M.Q./Shqiptarja.com

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne