“Nxori në video njerëz të painfektuar”, publikohen pamjet bruto nga Infektivi: Gruaja në terapi intensive

Shumë qytetarë të infektuar me koronavirus po luftojnë me jetën në Spitalin Infektiv. Ministria e Shëndetësisë publikoi një ditë më parë pamje të rënda të pacientëve në terapi intensive ose të intubuar.

Por, pas publikimit të pamjeve reagoi ish-deputeti democrat, Bardh Spahia, duke theksuar se njëra prej grave, që ndodhet në video, në të vërtetë nuk është e infektuar me Covid-19 dhe as e shtruar në spital.

Spahia i referohej denoncimit të një qytetari, i cili pretendonte njëra nga zonjat në video ishte gjyshja e tij, që ndodhej shëndosh në shtëpi, e për rrjedhojë ish-deputeti kërkonte dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Por, e vërteta nuk rezulton të jetë kështu.

“BalkanWeb” ka siguruar pamjet bruto të Ministrisë së Shëndetësisë nga Spitali Infektiv, që i sjell të plota më lart, dhe që tregojnë zonjën në fjalë, e cila siç shihet ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po Lufton për jetë. Të infektuarës po i qëndron mbi kokë infermierja Merita Sefa, teksa ajo ndodhet me pajisjet e oksigjenit në fytyrë./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne