Nxorri përgjimet tek Bild, qindra profile false të Rilindjes sulmojnë gazetarin gjerman

Gazetari Peter Tiede është vënë nën sulmin e Rilindjes, pas publikimit të përgjimeve të vjedhjes së votave nga gazeta gjermane ‘Bild’.

Është vetë Tiede ai i cili shkruan në Facebook se qindra profile false e kanë sulmuar në rrjetin social Facebook duke e sharë dhe ofenduar.

Me një shënim të shkurtër në Facebook, Peter Tiede shkruan se i ka bllokuar disa dhjetëra prej tyre dhe do të vazhdojë ti bllokojë edhe profilet e tjera false që ka hapur Rilindja për të sharë dhe ofenduar këdo që i del kundër.

Vetëm një ditë më parë SYRI.net publikoi një investigim të shkurtër se si Rilindja me në krye Edi Ramën dhe Endri Fugën kanë hapur muajt e fundit mijëra profile false për të sulmuar dhe sharë të gjithë kundërshtarët./syri

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne