“NYT”: Marrëveshja me Meksikën u arrit muaj më parë

Gazeta amerikane “The New York Times” pretendoi se marrëveshja me Meksikën për “pengimin e emigrantëve të paligjshëm”, që u arrit të premten, në të vërtetë është nënshkruar muaj më parë.

Marrëveshja ShBA-Meksikë, e cila ishte çështja më kontestuese e ditëve të fundit në opinionin publik amerikan, mori një trajtë të re me pretendimet e gazetës “New York Times”.

Kjo gazetë pretendoi se marrëveshja e arritur të premten mes zyrtarëve të ShBA-së dhe Meksikës pas 11 orë bisedimeve dhe që u publikua nga Presidenti Donald Trump, në të vërtetë u nënshkrua në muajin mars.

Në lajmin e bazuar në deklaratat e një zyrtari të lartë, emri i të cilit nuk u publikua, bëhet e ditur se gjatë bisedimeve të fshehta të zhvilluara në mars në Miami, Sekretarja amerikane për Siguri të Brendshme, Kristjen Nielsen dhe homologia e saj meksikane, Olga Sanchez kanë arritur në marrëveshje në shumë çështje.

“Shumica e pikave të marrëveshjes për sigurinë e kufirit e arritur mes ShBA-së dhe Meksikës janë vendosur gjatë takimeve të fshehta në Miami”, bën të ditur gazeta në artikullin e saj, ndërsa pretendoi se disa javë më parë ShBA-ja i dha zotime të forta Meksikës për çështjen e parandalimit të emigrantëve të paligjshëm.

Në reagimin e tij të bërë, nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter ndaj lajmit të gazetës “New York Times”, Presidenti Donald Trump tha se “Ky është në lajm tjetër i dështuar i New York Times. Ne për një kohë të gjatë bënim përpjekje për të hedhur hapat e nevojshme për çështjen e sigurisë së kufirit, por deri në nënshkrimin e marrëveshjes nga Meksika nuk pamë asgjë konkret”.

Pas negociatave të bëra mes dy vendeve Presidenti Trump të premten njoftoi arritjen në marrëveshje me Meksikën për çështjen e emigrantëve të paligjshëm, prandaj edhe ndaluan vendosjen e taksave doganore të planifikuara për këtë vend./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne