OKB: Bllokada në Jemen duhet të përfundojë

OKB edhe një herë ka kërkuar përfundimin e bllokadës së vendosur kundër Jemenit.

Jamie McGoldrick, koordinator për çështjet humanitare të OKB në Jemen ka thënë se mbyllja dhe rrethimi i aeroporteve dhe i porteve të Jemenit nga Arabia Saudite është bërë shkak për përhapjen e sëmundjes së kolerës dhe mungesës së ushqimeve në këtë vend. Jamie McGoldrick, përfaqësuesi i OKB për çështje humanitare në Jemen, ka deklaruar se mbyllja e korridoreve dhe porteve kryesore të Jemenit, kërcënon seriozisht progresin e arritur në luftën kundër urisë në këtë vend. Rezervat e karburantit me naftë në veri të Jemenit mbarojnë brenda 20 dite, ndërsa rezervat e benzinës mund të plotësojnë nevojat e njerëzve vetëm edhe për dhjetë ditë”. Jamie McGoldrick në vazhdim kërkoi nga Arabia Saudite që sa më shpejtë dhe në mënyrë urgjente të hap të gjitha portet detare kryesore të Jemenit, sepse mbyllja e korridoreve kufitare është një prej kërcënimeve më kryesore përball luftës kundër urisë në Jemen dhe të paktën 7 milionë jemenas po jetojnë në kushte të ngjashme të krizës për jetesë”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne