OKB e gatshme të bashkëpunojë me Turqinë për operacionin në Siri

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Panos Moumtzis ka njoftuar se janë gati për një koordinim të ngushtë me Turqinë lidhur me një operacion të mundshëm që do të bënte kjo në veri të Sirisë.

Moumtzis bëri deklarata në lidhje me një operacion të mundshëm të Forcave të Armatosura Turke (TSK) kundër terroristëve në lindje të lumit Eufrat (në Sirinë veriore).

“Ne jemi të gatshëm për një koordinim shumë të afërt me Turqinë”,- theksoi Moumtzis për operacionin duke shtuar se Turqia u kishte dhënë atyre (OKB) garancitë e nevojshme në lidhje me çështjet humanitare./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne