Bota

OKB e shqetësuar nga masakrat ndaj civilëve në Mianmar

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se janë të shqetësuar thellë për vrasjen e civilëve gjatë “operacionit të sigurisë” në rajonin Arakan të Mianmarit.

Në një deklaratë Sekretari Guterres ka rikujtuar se ngjarjet e fundit të dhunshme kanë nisur pas sulmit të kryer ndaj forcave të sigurisë së Mianmarit më 25 gusht dhe se e dënojnë sulmin në fjalë.

Pasi ka vënë theksin në zgjidhjen e problemve që qëndrojnë në bazën e këtyre ngjarjeve Guterres ka bërë të ditur se qeveria e Mianmarit ka përgjegjësinë që të sigurojë ndihmë dhe siguri për ata që kanë nevojë.

Ndër të tjera duke shtuar më tej se ofron mbështetje të plotë për propozimet në raportin e përgatitur nga ish Sekretari i OKB-së Kofi Annan, më tej Guterres ka kërkuar nga qeveria e Mianmarit që të zbatojë në mënyrë efektive këto propozime.

Thirrje Bangladeshit

Pasi i ka bërë thirrje drejtuesve të Bangladeshit, Guterres ka kërkuar që ky vend i cili “ka pritur me vite refugjatët e larguar nga Mianmari” të vazhdojë të lejojë strehimin e Rohingya-ve në Bangladesh.

Ai kërkoi që të lejohet hyrja e punonjësve të ndihmave humanitare në rajonin e prekur nga aktet e dhunës. Guterres tha se OKB-ja në këtë kuptim është e gatshme të ofrojë ndihmën e nevojshme për Mianmarin dhe Bangladeshin.

Operacionet e nisura nga ushtria e Mianmarit pas sulmeve të kryera tetorin e vitit të kaluar ndaj pikave të kontrollit të policisë dhe ku si pasojë humbën jetën 9 policë, bëri që pakica muslimane të përballej me një valë të madhe dhune.

Për shkak të operacioneve më shumë se 90 mijë muslimanë arakan u detyruan të braktisin vendet e tyre. Ndërsa përfaqësues të pakicës Rohingya theksojnë se deri më sot qindra persona kanë humbur jetën në operacione./ AA

OPINIONE