OKB – YPG/PKK-ja shkollat në Siri i përdor si depo municioni

Një raport i Kombeve të Bashkuara (OKB) tregon se organizata separatiste terroriste YPG/PKK përdor shkollat në Siri si depot e municioneve, ndërsa në organizatë janë të përfshirë më së shumti luftëtarë fëmijë.

Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbi “Fëmijët dhe konfliktet e armatosura” ka dokumentuar më shumë se 24 mijë shkelje dhe dhunë ndaj fëmijëve në 20 vende të ndryshme vitin e kaluar.

Numri i fëmijëve të vrarë dhe të mbetur me aftësi të kufizuara në mjediset e luftës dhe konfliktit arriti në nivel rekord.

Vendi me numrin më të madh të vdekjeve dhe lëndimeve të fëmijëve është Afganistani me 3 mijë e 62, ndërsa sulmet ajrore dhe bombat fuçi në Siri shkaktuan vdekjen dhe plagosjen e 1 mijë e 854 fëmijëve.

Në raport thuhet se në 20 vende ku zhvillohen luftimet dhe konfliktet u kryen më shumë se 1 mijë sulme ndaj shkollave dhe spitaleve.

Me 225 sulme ndaj shkollave dhe spitaleve, Siria renditet në krye të vendeve më të targetuara, ku shumica e sulmeve ishin kryer nga regjimi dhe mbështetësit e tij dhe organizata separatiste terroriste YPG/PKK.

Në Siri, ku 24 shkolla dhe spitale ishin përdorur për aktivitete ushtarake, YPG/PKK-ja përdori 14 shkolla si depo të municioneve.

Vitin e kaluar, numri më i madh i fëmijëve luftëtarë në Siri është përdorur nga organizata terroriste YPG/PKK, e cila përdor emrin Forcat Demokratike Siriane (SDF). 313 nga 806 luftëtarë të fëmijëve të identifikuar në Siri janë pjesë e kësaj organizate.

40 për qind e luftëtarëve të fëmijëve të Forcave Demokratike Siriane janë vajza, ndërsa 20 për qind prej tyre janë nën moshën 15-vjeçare.

Ndërkaq me 2 mijë e 300 fëmijë Somalia është vendi që përdorte numrin më të madh të fëmijëve luftëtarë në përleshjet.

Ndërsa numri më i madh i rasteve të dhunës seksuale ndaj fëmijëve më së shumti u jetua në Somali me një maksimum prej 331 rastesh./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne