Operacioni “Burimi i Paqes” – Forcat turke pastrojnë minat, terroristët vazhdojnë provokimet

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë njoftoi të dielën se në zonën e  fushëveprimit të Operacionit “Burimi i Paqes” janë neutralizuar 331 mina dhe 891 mjete shpërthyese të improvizuara, të cilat ishin kurthuar më parë nga terroristët e PKK/YPG-së.

“Mijëra mina/mjete shpërthyese të improvizuara të vendosura nga terroristët e PKK/YPG-së, të cilët nuk bëjnë dallim ndërmjet zonave civile dhe ushtarake, janë çaktivizuar. Forcat e Armatosura të Turqisë neutralizuan 331 mina dhe 891 mjete shpërthyese të improvizuara në lagje të banuara, rrugë, objekte kritike të infrastrukturës dhe hapësira banimi”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë turke të Mbrojtjes Kombëtare në rrjetin social “Twitter”.

Nga ana tjetër, terroristët e PKK/YPG-së vazhdojnë edhe provokimet në drejtim të zonës së fushëveprimit të Operacionit “Burimi i Paqes”.

Gjatë 24 orëve të fundit terroristët kanë kryer 16 provokime dhe sulme, kryesisht me mortaja dhe raketa, ndaj zonës në fjalë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne