Bota

Orban kritikon Bashkimin Evropian, anëtaret duhet të marrin vetë vendimet e tyre

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban në lidhje me çështjen e emigrimit tha se në vend të burokratëve të Bashkimit Evropian, vendet anëtare të unionit duhet të marrin vetë vendimet e tyre.

Orban prezantoi programin e partisë së tij në lidhje me zgjedhjet e Parlamentit Evropian, që do të zhvillohen në 26 maj dhe reagoi ndaj politikës që ndjek Komisioni i BE-së për emigrimin.

Ai pretendoi se organizatat joqeveritare të varura nga biznesmeni amerikan me origjinë hungareze, George Soros ndihmojnë emigrimin e çrregullt, ndërsa Bashkimi Evropian ndihmon organizatat e Sorosit.

Kryeministri hungarez parashtroi se zgjedhjet në fjalë janë duke u zhvilluar si një përpjekje ndërmjet atyre që janë pro dhe kundër emigrantëve dhe në zgjedhje vihet në diskutim ekzistenca e qytetërimit të krishterë.

Në çështjen e emigrimit çdo vend ka të drejtën e sovranitetit, tha Orban duke bërë të ditur se vendet e unionit duhet të marrin vendim veç e veç.

“Elita në Bruksel duhet të frenojë përpjekjet për marrjen e fuqisë nën kontroll dhe duhet të ndalojë emigrimin” tha Orban.

Ai kritikoi ashpër Presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe akuzoi atë dhe Komisionin për largimin e Anglisë nga BE-ja dhe dyndjen e emigrantëve të çrregullt në union./ trt