Organizata Politike e bazuar ne Tirane ka shprehur solidarizimin e saj me protestuesit kuksiane te cilet sot kane rrezuar postbllokun e haraçit qe Edi Rama dhe Shefqet Kastrati i vune shqiptareve ne Rrugen e Kombit. OP-ja ka etiketuar si fashist kryeministrin katolik shqiptar dhe kercenimet qe ai i ben shqiptareve, Me poshte eshte deklarata e OP-se ne perkrahje me qytetaret kuksian:
“Ne, aktivistët e Organizatës Politike, solidarizohemi me qytetarët e Kukësit dhe gjithë protestuesit e tjerë që u ngritën sot me guxim kundër zhvatjes dhe kufizimit të lirisë së lëvizjes.
Kukësi është qyteti më i varfër i Shqipërisë! Papunësisë, varfërisë, emigrimit masiv, spastrimit nga listat e ndihmës ekonomike, tashmë i shtohet edhe trau në “Rrugën e Kombit”, që ia pamundëson jetesën normale qytetit dhe qytetarëve. Kjo taksë absurde rëndon edhe ndaj mijëra shqiptarëve të Kosovës që vijnë shpesh në Shqipëri.
Rezistenca e qytetarëve karshi policisë dhe traut korruptiv biznes-qeveri të ngritur në Kalimash është e drejtë dhe legjitime, ndërsa kërcënimet e kryeministrit, kryekëput fashiste.
Ne qëndrojmë në solidaritet të sinqertë me qytetarët e Kukësit, duke shpresuar se rezistenca do të vazhdojë edhe më e fortë. Rezistencë kjo që i jep shpresë për ditë më të mira çdo qytetari të ndershëm.”