Orjola Pampuri ‘does jihad’ me ish-terroristet iraniane te Manzes

Ne nje video qe vajza PD-iste e Lulzim Bashes Orjola Pampuri ka bere ne mbeshtetje te ish-terroristeve iraniane qe Shqiperia strehon ne Manze, Orjola ka thene disa gjera me shume rendesi per opinionin publik shqiptar. Me nje anglishte te dobet dhe nje fjalim te cilin ia kishte shkruar MEK-u, Orjola i ka lexuar ato qe Marjam Rajavi donte disa qindra xhihadistesh qe e shikonin ne kamera.

Pampuri ka sulmuar qeverine iraniane dhe mbeshtetur xhihadin e MEK-ut. Edhe pse ne Shqiperi Partia e Orjoles ka braktisur parlamentin me vota te vjedhura te Edi Rames, ajo sulmon zgjedhjet ne Iran te cilat i quan fallso. Qeverine iraniane e quan te korruptuar. Orjola thote qe kam degjuar qe ne disa provinca ju nuk keni as uje te pishem por harron te tregoje qe uje te pishem sot nuk ka e gjithe Shqiperia duke futur edhe Tiranen ketu. Orjola thote se grate ne Iran jane te shtypura, femijet jetojne ne varferi, se iranianet kane protestuar per rritjen e cmimit te naftes. Orjola harron ata mijera femije shqiptare qe rriten duke mbledhur buke ne koshat e plerave ne Shqiperi apo harron veten e saj qe do te largohet nga Shqiperia nje ore e me pare, pasi u thote njerezve qe ketu nuk rrihet.

Por Orjola qe ben papagallin budalla te Marjam Rajavit thote qe ne u mbeshtesim ju muxhahedine qe te vendosni ‘liri dhe demokraci’ ne Iran ama harron qe ti kerkoje ndihme muxhahedineve qe te vendosin liri dhe demokraci ne Shqiperi me pare. Me nje mbyllje tipike xhihadiste e cila shkon kunder Kodit Penal te Republikes se Shqiperise, Orjola thote qe “ne do gezohemi ate dite kur Irani te lirohet dhe Merjeme Rajavi do jete ne Iran. Fitorja juaj do jete fitorja jone.”  Fjalimi pro grupit ish-terrorist iranian nga Orjola Pampuri i cili eshte me bere me urdher edhe te Lulzim Bashes mund te shihet me poshte. Ky fjalim do hyje ne historine e popullit shqiptar si nje fjalim i koheve kur Shqiperia mbeshteste organizata okulte dhe ish-terroriste:

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne