Bota

Palestina përgatitet të hapë centralin e parë diellor që do të ul varësinë nga Izraeli

Me centralin me panele diellore “Nur Eriha” (Noor Jericho) i ndërtuar mbi një hapësirë prej 100 mijë metra katrorë në qytetin Eriha, Palestina do të ul varësinë e saj që ka tek Izraeli për energjinë e rinovueshme.

Palestina e cila pjesën më të madhe të energjisë së saj e blen nga Izraeli po përgatitet që të hapë centralin e saj të parë me energji diellore i cili do të furnizojë nga dielli rreth 20 për qind të nevojave të saj për energjinë elektrike.

Centrali diellor është ndërtuar në rajonin Agvar në Eriha të Bregut Perëndimor me mbështetjen e Fondit të Investimeve Palestineze (PIF). Pritet që centrali më i madh dhe i parë diellor i Palestinës të hyjë në funksion së shpejti me 20 mijë panele diellore në një sipërfaqe prej 100 mijë metra katrorë.

Kryetari i Bordit të PIF, Muhammed Mustafa, në një për Anadolu Agency (AA) tha se me centralin e ndërtuar do të ulet varësia nga Izraeli për energjinë elektrike dhe se do të zhvillohet diversiteti në llojshmërinë e burimeve të energjisë elektrike.

Duke vënë theksin se centrali ka një kapacitet prej 7.5 megavat dhe se do të përballojë nevojën e 3.600 shtëpive, Mustafa tha se “Gjithashtu kemi bërë përgatitjet teknike që në të ardhmen të ndërtojmë impiantin prej 9 megavatësh të cilin e kemi emëruar ‘Noor Tubas‘ dhe i cili do të jetë cenrali më i madh i energjisë diellore në Palestinë”.

Centrali “Nur Eriha” është pjesë e projektit “Nur Palestine” dhe se me këtë synohet të arrihet një energji diellore 200 megavatë ku dhe krahas kësaj ndodhet edhe një central me kapacitet 450 megavat ndërtimi i të cilit ka nisur në vitin 2018 në Jenin, tha Mustafa duke shtuar se 1.380 megavat është nevoja për Palestinën, përfshirë Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor.

“Do të ulet varësia nga Izraeli”

Ndërsa kreu i Autoritetit Palestinez të Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Zafer Melhem ka deklaruar se 98 për qind të nevojave të energjisë elektrike i sigurojnë nga Izraeli ndërsa pjesën tjetër nga Egjipti, Jordania dhe burimet lokale.

“Energjia diellore prej 200 megavatë do të mbulojnë 15 deri 20 për qind të nevojës së Palestinës dhe çdo energji e prodhuar në Palestinë do të parandalojë varësinë nga Izraeli”, tha Melhem.

Përveç centraleve elektrike, PIF vazhdon edhe objektivin e saj në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit në vitin 2018 për projektin e formimit të sistemeve të energjisë diellore duke vendosur në çatitë e 500 shkollave shtetërore panele diellore dhe që synon të prodhojë 35 megavat energji elektrike./ AA

OPINIONE