Paralajmëron sizmologu grek: Kujdes tërmetet e tjera, mund të jenë shkatërrues

Tërmete të njëpasnjëshme kanë goditur Shqipërinë.

Gazetari i Top Channel, Aleksandër Marku ka realizuar një intervistë me sizmologun grek, Akis Tselentis, i cili u citua më herët dhe nga presidenti Ilir Meta për pasoja të tilla të mundshme.

Tselentis thotë se duhet pasur kujdes dhe se situata e tanishme nuk ishte një surprizë për të.

“Nuk më krijoi përshtypje pasi në këtë zonë është përqendruar një sasi e madhe energjie prandaj dikur do të jepte një tërmet të fuqishëm. Për fat të mirë ndodhi në zonën detare dhe jo pranë Tiranes dhe kështu shpëtuam. Gjithsesi Shqipëria ka një dinamizëm të fuqishëm sizmik dhe duhet patjetër të marrë disa masa për të zvogëluar rreziqet në këto raste. Ka teknika të tilla .Siç e dini unë jam edhe në Institutin Gjeodinamik dhe në Observatorin Kombëtar dhe do të doja në një moment të shkoja në Tirane dhe të mbaja një leksion. Të flas për mundësinë e zvogëlimit të rrezikut në rastet e tërmeteve të fuqishme”, thotë Tselentis.

Ai shton se do të ketë edhe tërmete të tjera.

“Jo nuk do të kemi. Besoj se ishte tërmeti kryesor. Por do të kemi lëkundje të tjera”, shton ai.

Tselentis përfundon se ky tërmet mund të ndikoj për të “zgjuar” tërmete të tjera në rajon.

“E konsideroj të vështirë këtë fakt. Por do të ketë vazhdimisht lëkundje për disa kohë. Dhe mundet që një prej këtyre lëkundjeve të jetë edhe me efekte shkatërruese, pasi nëse një shtëpi ose banesë është dëmtuar paksa edhe me një lëkundje me të lehtë mund të shembët. Do kujdes të veçantë në orët e ardhshme”, përfundon Tselentis.

Presidenti Ilir Meta në muajin korrik kishte paralajmëruar tërmetin që ndodhi në Shqipëri.

Meta kishte thënë se është informuar nga mediat ndërkombëtare mbi paralajmërimin për një termet godasë Ballkanin./Mesazhi/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne