Opinion

Paratë e MEK-ut nuk mund të blejnë dashuri

nga Philip Giraldi.

Kulti iranian marksisto-radikalist, Moxhahedeen el Khalq, i njohur si MEK, të kujton disi Komitetin Amerikano- Izraelit për lobim (AIPAC) për veprimtarinë e tij disi në hije, megjithëse ai është në gjendje të veprojë haptazi edhe përtej kapacitetit të tij duke manipuluar politikanët, veprime që të lenë të mendosh se si funksionon qeveria amerikane në anën e saj të errët. MEK e promovon veten duke mbështetur hapur një politikë të linjes së ashpër të një “opozite demokratike” që dëshiron “ndryshimin e regjimit iranian”, ndërkohe që i ka shndërrur me sukses bindjet se nuk është më një grup terrorist. Kjo e fundit me sa duket u arrit nga Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton në vitin 2013, pasi ajo dhe Presidenti Barak iu përgjigjën fushatave lobuese të grupit për ta hequr MEK-un nga lista e organizatave terroriste.

Ky ndryshim në qëndrimin ndaj MEK ishte rezultat i disa faktorëve. Së pari, në gjithë Uashingtonin dhe në të gjithë establishmentin politik kishte antipati të madhe për Iranin. Dhe së dyti, urdhri ekzekutiv 13224, e pershkruan garden revolucionare të Iranit si një organizatë terroriste, i cili de fakto përcakton çdo grup që lufton kundër tij si një grup i djemve te mirë, duke justifikuar kështu veprimtaritë për ndryshimin e regjimit.

MEK-u përshkruhet më mirë si një kult sesa një lëvizje politike për shkak të disiplinës së brendshme. Sipas dëshmive të atyre që janë arratisur nga grupi, anëtarët e tij i janë nënshtruar nje indoktrinimi të konsiderueshëm që më mirë mund ta përshkruash si një lavazho të trurit. Megjithëse jo plotësisht të burgosur, djekësit mbahen të izoluar dhe të ndarë që të mos kontaktojnë me familjet e tyre. Pasuritë e tyre janë të konfiskuara në mënyrë që ata të mos kenë para nëpër duar ose të ardhura nga burime të tjera. Nëse i kundërshtojnë rregullat e shumta të organizatës, ata ndëshkohen, duke përfshirë edhe ndëshkimet fizike, madje a raportime edhe për ekzekutime të anëtarëve në rastet kur ka pasur tentativa për arratisje.

Kreu aktual i grupit është Maryam Rajavi, gruaja e Mesudit, bashkë-themeluesi i vdekur i MEK-ut. Raportohet se ajo është e besueshme politikisht dhe flet një anglishte të shkëlqyer që i mundëson asaj të komunikojë me politikanët admirues amerikanë. Grupi u themelua në vitin 1965. Emri i tij do të thotë “Luftëtarët e Shenjtë të Popullit”, dhe rrënjët e tij i ka marksiste / populiste si dhe fetare. Nuk kishin shumë ndryshime nga talebanët që u zhvilluan në Afganistanin fqinj. Gjatë viteve 70 ata u rebeluan kundër Shahut duke u përfshirë në sulme me bomba dhe kanë sulmuar madje edhe amerikanët. Grupi ekzekutoi Lewis Hawkinsin, kolonelin e Ushtrisë Amerikane në vitin 1973 kur ishte duke shkuar rrugës për në shtëpi që nga ambasada amerikane. Në vitin 1975 vranë dy oficerë të Forcave Ajrore Amerikane në makinën e tyre, një incident që u studiua dhe u përdor më pas në trajnimet e CIA-s si një shembull se si të mos kapesh dhe të mos vritesh nga terroristët. Ndërmjet viteve 1976 dhe 1978 grupi sulmoi me bomba objektivat tregtare amerikane dhe vrau tre kontraktorë të mbrojtjes të kompanisë Rockwell dhe një anëtar të kompanise Texaco.

MEK e mirëpriti revolucionin iranian dhe gjithashtu e mirëpriti edhe okupimin e Ambasadës Amerikane, por shpejt grupi nuk ra dakord me regjimin e Ayatollah Khomeinit. Grupi përfundimisht u zhvendos për t’u bashkuar me armikun e Iranit, Sadam Huseinin në Irak dhe mori pjesë në anën e Irakut gjatë gjakderdhjes që pasoi kur të dy vendet hynë në luftë në vitet 80. Kjo është një nga arsyet kryesore pse MEK urrehet nga shumica e iranianëve dhe pse konsiderohet qesharake nga iranianët pohimi i përsëritur se grupi është një lloj alternative e “demokracisë iraniane”. Për sa i përket reklamës së tij, merita i takon irakienit Ahmed Chalabi, i cili ishte në gjendje të bindte personalitetet e Pentagonit si Paul Wolfowitz se MEK përfaqësonte njëfarë lëvizje demokratike.

MEK u mbrojt fillimisht nga Saddami dhe më vonë nga pushtuesit amerikane pasi këta të fundit gjetën një armë të dobishme për ta përdorur kundër Iranit. Ata u strehuan në kampin Ashraf afër Bagdadit, dhe më vonë, pasi kampi Ashraf u mbyll, u zhvendosën në të ashtuquajturin kampi Liberty. Në vitin 2013, kur irakianët këmbëngulën që ata të shkonin diku tjetër, presidenti Barak Obama e lehtësoi largimin e tyre për në Shqipëri nën kujdesin e programit të refugjatëve të Kombeve të Bashkuara, me një grant prej 20 milionë dollarësh që u ofrua nga Uashingtoni. Ndërkohë krahu politik i organizatës, Këshilli Kombëtar i Rezistencës (NCRI), u vendos në Paris nën kontrollin e Merjem Rajavit, me qëllim që të jetë sa më afër me amerikanët dhe evropianët për përkrahje ligjore dhe financime. Në vitin 2001, për të fituar më tepër pëlqyeshmëri grupi hoqi dorë nga dhuna.

Njerëzit e MEK-ut në Shqipëri janë bërë pak problem. Përmes prurjeve shtesë ata janë shtuar aq shumë sa tani numërohen rreth 3,000. Ata kanë ngelur po ai grup kulti që ishin dikur, duke kundërshtuar kështu një nga objektivat e para të zhvendosjes në Evropë, programin e deradikalizimit. Një pjesë e problemit është se qeveria shqiptare nga një anë preferon subvencionet e OKS-së që u jepen atyre por nga ana tjetër nuk i lejon ata që të punojnë pasi ata nuk kanë status ligjor dhe në këtë mënyrë ata nuk mund të zhvendosen diku tjeter ose të ndjekin një jetë normale. Në këtë gjendje ata i janë drejtuar veprimtarive kriminale që përfshin promovimin e bamirësive mashtruese, trafikimin e drogës dhe madje një forme të skllavërisë me anë të së cilës njerëzit e tyre shiten dhe tregtohen si punëtorë. Zgjidhja e përkohshme ka qenë zvendosja e MEK-ut nga pronat universitare në kryeqytetin e Tiranës ku u vendosën fillimisht, në një vend më të largët të quajtur kampi Ashraf 3. Megjithatë banorët vendas besojnë se MEK do që të shpërngulet diku tjetër, mbase edhe në Shtetet e Bashkuara, shteti që duket se i pëlqen shumë.

Gjithashtu, Shqipëria është një vend me shumicë myslimane suni dhe i është nënshtruar të njëjtit promocion ultra-konservator të Arabisë Saudite. Ai mbështetet me shuma parash edhe nga shumë shtete të tjera të Lindjes së Mesme. Shqiptarët të mësuar me formën e butë të Islamit turk papritmas u gjendën përballë konfrontimit suni-shizëm dhe MEK-ut si një agjenturë e Arabisë Saudite dhe Izraelit. Shumë shqiptarë të zemëruar e shohin MEK-un e reformuar në mesin e tyre si një bombë terroriste me sahat. Ata nuk e duan praninë e grupit në vendin e tyre por qeveria, nën presionin e ambasadës amerikane nuk e kërkon largimin e tyre.

Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara gjithçka që lidhet me MEK-un e pa-deradikalizuar shkon mirë. Si armiq të Iranit që janë, MEK dhe NCRI duket se kanë shumë para për të shpenzuar, kështu që ata blejnë folës të rangjeve të larta amerikane që të shfaqen nëpër eventet e tyre. Sikurse senatorët John McCain, Lindsey Graham dhe Jeanne Shaheen edhe Rudy Giuliani dhe John Boltoni janë shfaqur rregullisht në eventet e tyre. Në një paraqitje të vitit 2015 në Paris, Giuliani e ngriti turmën në këmbë duke brohoritur për ndryshimin e regjimit mes thirrjeve se “Ajatullahu duhet të largohet!” Në gushtin e 2017-s, Senatori Roy Blunt, John Cornyn, Thom Tillis dhe Carl Levin u takuan me Rajavin në Paris. Newt Gingrich gjithashtu e konsideron veten si një mik i rezistencës iraniane, ndërsa Elaine Chao, sekretarja e punës dhe gruaja e udhëheqësit të shumicës së Senatit, Mitch McConnellit, foli në Paris për pesë minuta në vitin 2015 dhe u pagua me 50,000 dollarë. Pagesat e bëra ndaj politikanëve të tjerë nuk janë zbuluar ende.

Pastaj është boshti saudito-izraelit. Arabia Saudite është sot financuesi kryesor për MEK / NCRI. Shefi i inteligjencës, Turki al Faisal, foli para grupit në vitin 2017. Izraeli financoi grupin që në ditët e para te tij dhe shërbimi i tij i jashtëm i spiunazhit Mossad vazhdon ta përdorë MEK-un brenda Iranit për të vrarë shkencëtarë dhe për të manipuluar sistemet kompjuterike. CIA, e cila kohët e fundit ka zgjeruar forcën e saj anti-iraniane, gjithashtu punon ngushtë me MEK-un. Jo rastësisht Giuliani, Boltoni dhe Chao ndodhen të gjithë në rrethin e brendshëm të Shtëpisë së Bardhë, ku gjëja që bie në sy është lehja e tyre për gjakun iranian.

Për të gjitha sa thamë më sipër, interesi është i amerikanëve. Është e vështirë madje të thuhet se Irani përbën kërcënim për Shtetet e Bashkuara ose në këtë mes të ketë ndonjë interes jetik ose qëllim për të eleminuar Mullahët, qofte edhe në aspektin figurativ, por që në realitet rreziku i vërtetë mund të vijë vetëm nga Rijadi dhe Tel Avivi. Ekziston edhe një dëm i mundshëm kolateral i cili vjen nga kultistët e MEK-ut që vazhdojnë të futen në zemër të Evropës duke pritur sinjalin nga Uashingtoni. Çfarë vjen më pas? Lufta me Iranin duket të jetë gjithnjë e më e mundshme duke pasur parasysh thëniet e kohëve të fundit të Sekretarit të Shtetit Mike Pompeos, ku kërcenoi se do ti shkatërronte iranianët. A është synimi i Uashingtonit që të dërgojë luftëtarët e MEK-ut në misionet sabotuese brenda Iranit, diçka që i ngjan rezistencës kundër gjermanëve në Luftën e Dytë Botërore? Ndoshta Giuliani dhe Bolton e dinë përgjigjen e kësaj pyetjeje./unz/Gazeta Impakt

OPINIONE