Parlamenti Evropian i gatshëm për ta miratuar marrëveshjen e re të Brexitit

Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sassolideklaroi se janë të gatshëm për ta miratuar tekstin e marrëveshjes së re të arritur mes Anglisë dhe Bashkimit Evropian (BE).

Në prononcimin e tij të bërë pas Samitit të Liderëve të BE-së, Kryeparlamentari Sassoli tha se “Ne jemi të gatshëm për të përmbushur detyrën tonë. Duke marrë parasysh që koha është duke mbaruar, ne mund të shqyrtojmë tekstin dhe të drejtojmë procesin e nevojshëm”.

Sassoli rikujtoi se teksti i marrëveshjes së re duhet të miratohet edhe nga Parlamenti i Anglisë.

Bashkimi Evropian dhe Angli të enjten njoftuan arritjen në një marrëveshje të re për Brexitin.

Në marrëveshjen e re është hequr “neni i masave” që shkaktoi refuzimin e marrëveshjes paraprake të ish-Kryeministres Theresa May nga ana e Dhomës së Komuneve.

Ndërkaq sipas marrëveshje së re pas Brexitit, Irlanda Veriore do të vazhdojë t’i përmbahet disa rregullave të BE-së. Edhe pse Irlanda Veriore mbetet brenda territorit doganor të Mbretërisë së Bashkuar, ajo do të jetë “pika e hyrjes” në tregun e përbashkët të BE-së. Marrëveshja gjithashtu përfshin një seri masash për të mbrojtur integritetin e tregut të përbashkët të BE-së.

Vazhdimi ose përfundimi i kësaj marrëveshje, e cila i jep Irlandës Veriore një pozicion të privilegjuar brenda Mbretërisë së Bashkuar, gjithashtu do t’i nënshtrohet miratimit nga parlamenti rajonal i Irlandës Veriore. Pritet që parlamenti rajonal të votojë për këtë çështje çdo 4 vjet./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne