Pas divorcit politik me Ben Blushin, flet edhe bashkethemeluesja e LIBRA-s Mimoza Hafizi,
Hafizi u shpreh se nuk do të komentojë e-mailet e publikuara në media ku Blushi e tejkalonte etikën, i uronte pleqëri të mbarë dhe e quante hileqare, por shprehet se e gjithçka ka ndodhur i ka krijuar asaj një stres të madh.
Teksa bëhej gati për të hyrë në auditor, zonja Hafizi kërkoi qetësi për të tejkaluar këtë situatë.
“Jam shumë e lodhur dhe shumë e rënduar psikologjikisht. Në këto momente kam nevojë për qetësi”, – tha ajo në një prononcim për “BalkanWeb”.
Shkak për konfliktet që çuan deri në ndarjen e tyre mësohet të jetë bërë propozimi i Hafizit në statut, që LIBRA të ketë dy krerë partie, gjë që ka prekur interesat e Blushit.