Pas SHBA-së, edhe Turqia nis të pranojë aplikime të limituara për viza

WASHINGTON – Menjëherë pasi misioni diplomatik i SHBA-ve në Turqi informoi se ka filluar me pranimin e limituar të aplikimeve për viza për shtetasit turq, edhe Ambasada e Turqisë në Washington njoftoi se kanë nisur që në përfaqësitë diplomatike në SHBA të pranojnë në masë të limituar aplikime për viza për shtetasit amerikanë që dëshirojnë të udhëtojnë në Turqi, raporton Anadolu Agency.

“Turqia ka filluar të pranojë në masë të limituar aplikime për viza për shtetasit amerikanë në misionet diplomatike dhe konsullore në SHBA”, thuhet në një njoftim me shkrim të Ambasadës së Turqisë në Washington.

Më herët, përmes postave elektronike dërguar disa shtetasve turq që kishin aplikuar për viza në përfaqësitë amerikane në Turqi, shërbimi informativ për viza i SHBA-ve informoi se ka filluar me pranimin e limituar të aplikimeve.

Kriza e vizave mes Turqisë dhe SHBA-ve shpërtheu më 8 tetor, kur ambasada e SHBA-ve në Ankara njoftoi pezullimin e shërbimeve të vizave për jo-migrantë për shtetasit turq, pas arrestimit të një punonjësi lokal në konsullatën amerikane në Stamboll, duke shkaktuar kundërpërgjigje të njëjtë edhe nga Ankaraja.

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne