Shqiperia

Pas shpërthimit me tritol në banesë, flet kreu i bashkësisë së Matit

Kreu i bashkisë së Matit ka reaguar për herë të parë pas shpërthimit të një sasie lëndë plasëse në sheshpushimin e katit të katërt të pallatit dhe afër derës së apartamentit të tij.

Në një prononcim telefonik për “News 24”,ai ka treguar se në momentin që ka ndodhur shpërthimi nuk ka qenë në banesë, as ai as familjarët.

“Ne nuk kemi qenë në banesë, por jemi njoftuar menjëherë pas ngjarjes, pasi ka ndodhur shpërthimi”- ka thënë ai.

Pyetur nëse është ai objektivi apo jo, Nezir Rizvani Rizvani nuk di të thotë, pasi në sheshpushim janë disa dyer, aty banojnë katër familje.

“Nuk kam pasur dhe nuk kam realisht asnjë lloj konflikti, por nuk besoj se as familja tjetër të ketë qenë objektivi”– thotë ai, duke ia lënë hetimet policisë.

OPINIONE