Pasi i shpëtoi shkarkimit, reagon Meta: Po afron ora që populli të rimarrë sovranitetin në duart e tij (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Kuvendit për mosshkarkimin e tij. Në një postim në mediat sociale, Meta kujton se një vit më parë ai mori çmimin “Luani i Artë” nga Komisioni i Venecias.

Më tej kreu i shtetit shprehet se askush nuk duhet të flasë në emër të popullit dhe bën thirrje për miratimin e ligjit për refendumet. Në fund sjell në vëmendje dhe manifestimin e 2 marsit dhe shton se populli nuk është larguar nga bulevardi, do jetë aty deri sa të miratohet ligji për refendumet.

“Duke kujtuar 1-vjetorin e “Luanit të Artë” të Venecias, sot më duhet të riangazhohem që së bashku me Parlamentin e ardhshëm të miratojmë Ligjin për Referendumet në mënyrë që armiqtē e POPULLIT të mos lodhen kaq shumë duke folur në emër të Tij.

POPULLI FLET VETË ME ZËRIN DHE VOTËN E TIJ! PO AFRON ORA QË TË RIMARRË TËRËSISHT SOVRANITETIN NË DUART E TIJ: Deputetët 100% nga Populli. President i Republikës nga Populli. Ligj për zhbllokimin e së drejtës kushtetuese për Referendumet. POPULLI I 2 MARSIT është garancia më e mirë. POPULLI nuk ka ikur nga Bulevardi. Do largohet vetëm ditën kur të miratohet Ligji për Referendumet. 🇦🇱”, shkruan Meta.
/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne