Rajoni

Përfundon çështja “Fyerje ndaj Presidentit Erdoğan” në Maqedoni

Përfundon çështja e hapur vitin e kaluar me iniciativën e ambasadores së Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara, ndaj një personi me nënshtetësi maqedonase dhe turke, me arsyen se vitin e kaluar kishte kryer veprime fyese kundër Turqisë dhe Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjykata Themelore e Shkupit ka shpallur fajtor E. A i cili nëpërmjet medias sociale ka përdorur shprehje që dëmtojnë reputacionin e Turqisë dhe Presidentit Erdoğan.

Në vendimin për personin në fjalë thuhet se ai në vitin 2016 në median sociale ka “përdorur shprehje fyese ndaj liderit të një vendi të huaj.”

E.A. i cili është dënuar me një gjobë prej 24.600 denarë (afërsisht 400 euro), do të vuajë dënimin me burg nëse nuk e paguan këtë shumë.

OPINIONE

INTERVISTA