Opinion

Përgjigje ftesës për vaksinim të ministres së MASHT-it, Arbërie Nagavcit dhe kryetarit të SBASHK-ut Rrahman Jasharaj

 

Av. Faik MIFTARI

Dje, në takimin që pati ministrja  e MASHT-it, znj. Arbërie Nagavci me kryetarin  e SBASHK-ut  Rrahman Jasharaj, u dakorduan që të dalin me një apel përmes medieve drejtuar punëtorëve të arsimit që të vaksinohen në mënyrë që të jenë të mbrojtur e të përgatitur për vitin shkollor.

Para se të elaboroj këtë ftesë për vaksinim nga ana e tyre, iu bëjë thirrje për një debat publik  televiziv,  porse  jam skeptik se ata nuk do të pranojnë, por  as mediat  televizive  në Kosovë nuk do të mundësojnë një gjë të tillë, sepse jemi duke kaluar në një censurë të atillë mediatike lidhur me COVID-19 dhe vaksinimin, të cilën vetëm në sistemin e kaluar komunist mund të kemi përjetuar.

Në këtë përgjigje  ftesës për vaksinim të ministres  së MASHT-it, Nagavci, dhe kryetarit të SBASHK-ut, Jasharaj, do të ceki tri fusha kryesore , e para, atë të mbrojtjes së drejtave dhe lirive themelore të njeriut, e dyta, të sigurisë së vaksinave dhe efekteve anësore të tyre, dhe e treta të skenarit të  ashtuquajtur ”teori konspirative”.

Në Republikën e Kosovës të  drejtat e njeriut të çdo individi janë të garantuara me Kushtetutën e Kosovës, konventat ndërkombëtare dhe ligjeve  të së  drejtës pozitive  në fuqi në Kosovë. E drejta e çdo individi apo qytetari në Kosovë është për të vendosur për vetveten e tij, për trupin e tij, dhe kjo është zgjidhja e lirë dhe nuk mund të imponojë askush se çfarë  dhe si do të veprojë qytetari, a do të vaksinohet apo jo . Këtë të drejtë ia garanton pikësëpari Kushtetuta e Kosovës saktësisht neni 26 i saj: “Secili person gëzon të drejtën e respektimit të integritetit fizik dhe psikik të tij/saj, që përfshin: (1) të drejtën që të marrë vendime lidhur me reprodukimin, sipas rregullave dhe procedurave të përcaktuara me ligj; (2) të drejtën që të ketë kontroll mbi trupin e saj/tij në pajtim me ligjin; (3) të drejtën që të mos i nënshtrohet trajtimit mjekësor kundër vullnetit të tij/saj në pajtim me ligjin; (4) të drejtën që të mos marrë pjesë në eksperimente mjekësore ose shkencore, pa pëlqimin paraprak të saj/tij”. Më pas i garantojnë konventat ndërkombëtare  të cilët kanë prioritet dhe  zbatohen drejtpërdrejtë në Republikën e  Kosovës sipas nenit 22 të Kushtetutës së Kosovës( 8 konventat e cekura).

Rezoluta e Këshillit të Evropës nr.2631 e datës 26 janar 2021 ia jep të drejtën dhe ia garanton qytetarit të drejtën e zgjedhjes së tij për vaksinimin apo jo të tij: 7.3.1. të sigurojnë qytetarët që t’i informojnë  se vaksinimi nuk është i detyrueshëm dhe askush nuk duhet të vihet nën presioni politik, shoqëror  apo presion tjetër për t’u vaksinuar, në rast se ata  nuk dëshirojnë të vaksinohen;

7.3.2. të sigurojnë që askush nuk duhet të diskriminohet sepse nuk është vaksinuar për shkak të rreziqeve të mundshme shëndetësore,  apo që vet nuk dëshiron të vaksinohet”.

Vaksinimi i imponuar është krim kundër njerëzimit sipas Kodit të Nirnbergut,: “Pëlqimi i subjektit njerëzor është absolutisht i nevojshëm. Kjo do të thotë që individi i cili kyçet në eksperiment duhet të ketë zotësinë juridike që të jep pëlqimin, kërkesa duhet të jetë e arsyetuar që individi të mund të shfrytëzojë mundësin e lirë të zgjedhjes së tij, pa intervenim të çfarëdo elementi të forcës, mashtrimit, lajthitjes, imponimit, forcës së tepruar apo formës tjetër të kufizimit apo dhunës,  dhe do të do duhet të ketë dije të mjaftueshme dhe mirëkuptim të elementeve të lëndës në fjalë e cila do t’ia mundësonte atij sjelljen e vendimit të qartë dhe të kuptueshëm. Ky element i fundit kërkon që para pranimit dhe marrjes së vendimit pozitiv, subjektit eksperimental duhet t’i komunikohet natyra, afati dhe qëllimi i eksperimentit, metodat dhe pajisjet me të cilin do të kryhen, të gjitha shqetësimet dhe rreziqet të cilët mund të lajmërohen, efektet anësore  për shëndetin e tij që mund të paraqiten gjatë eksperimentit”.

E dyta, është fusha e  sigurisë së vaksinave dhe efekteve anësore të tyre,, dhe sa e mbrojnë atë, kur gjatë ditëve të fundit, edhe vet ministri i shëndetësisë Arben Vitia pranoi, se edhe personat e vaksinuara janë prekur prapë nga virusi COVID-19. Do të ceki vetëm disa nga  prononcimet e shumta  lidhur me sigurinë e vaksinave, efekteve anësore të tyre  dhe sa dhe si  mund të  mbrojnë ato nga koronavirusi COVID-19.

Uğur Şahin, njëri prej ideatorëve të vaksinës Pfizer-BioNTech ka deklaruar: ” Ai  thotë se ende nuk e ka marr vaksinën dhe se kompania  e tij me ligj nuk i lejon punëtorët e saj të marrin vaksina në fazën testuese!”.

Në dokumentacionin e vaksinës Pfizer-BioNTech ceket:” Jam i njoftuar se vaksina akoma nuk është regjistruar, dhe se ka marr vetëm autorizim urgjent për përdorim, pasi që është në fazën e tretë të hulumtimit klinik  dhe se efikasiteti dhe siguria e vaksinës tek do të vërtetohet. Kuptoj që pjesëmarrja në programin kombëtar të vaksinimit kundër COVID-19, nuk do të më mbrojë nga virusi COVID-19”.

Vaksinat janë emergjente, nuk janë të lejuara, nuk e kanë marrë akoma lejen për përdorim të rregulltë, pasi që janë në fazën e tretë klinike të testimit gjer në vitin 2023, që është afati trevjeçar për testim, para se të vihet në përdorim të rregulltë të saj:” Vaksinat, nuk janë të  lejuara nga agjensionet për lejimin e përdorimit të ilaqeve(sikurse që është FDA-ja amerikane apo EMA e Bashkësisë Evropiane), porse kanë leje për përdorim urgjent gjersa “zgjat gjendja e jashtë zakonshme-emergency use”, që do të thotë se nuk janë  kryer  akoma studimet e nevojshme, e as që kanë marr leje për shpërndarje dhe shitje normale, porse janë në fazën eksperimentale të implementimit  mbi  njerëzit, në vend të minjve të bardhë”.

Dr. Stipe Kutlesha, fizicienti dhe filozofi  shquar kroat, lidhur me procesin e  vaksinimin ka theksuar: ” Asnjë prodhues i vaksinave nuk na jep garancione se vaksina është e mirë dhe e sigurtë. Për efektet anësore të tyre nuk japin përgjegjësi. Nuk japin përgjegjësi as qeveritë të cilët porosisin vaksina. Për produktin duhet garantuar, ndërsa për vaksina askush nuk po jep garancion. Vaksinimi kundër Covidit-19 është eksperimenti që bëhet me njerëzit. Vaksinat nuk kanë kaluar tërë procedurën  e cila do të duhej kaluar në praktikën mjekësore, shumë ekspertët botëror flasin se vaksina  është joefikase dhe e pakuptimtë. Ajo thjeshtë është e imponuar”.

Dr. Kreshimir Paveliq, profesor dhe shkencëtar i njohur kroat, duke komentuar numrin enorm të efekteve anësore të vaksinimit, ka theksuar: “Problemet nga pikëpamja shkencore dhe medicinale janë të frikshme, hulumtimet tregojnë se në 4 muajt e parë të këtij viti, në bote ka pas më shumë të vdekur nga vaksinimet kundër COVID-19  se të gjithë të vdekurit tjerë nga të gjitha vaksinimet të kryera nga viti 1990 në botë. Kjo vetvetiu do të duhej të ishte arsye e mjaftueshme që vaksinat duhet  larguar urgjentisht”.

Në Raportin e bazës evropian të të dhënave Euadra Vigilance që i ofron Agjencioni Evropian për Ilaçe( EMA) të Bashkimit Evropian theksohet:”Janë paraqitur 10.570 raste të vdekjeve dhe 405.259 raste të lëndimeve si pasojë e efekteve anësore nga vaksinimi kundër COVID-19 nga 4 vaksina të përdorura në Evropë gjer më 8 maj 2021, atë të kompanive farmaceutike Pfizer, Astra Zeneca, Moderna dhe Johnson&Johnson”.

Në kontratën e lidhur në mes Agjensionit evropian të ilaçeve(EMA) të Bashkimit Evropian dhe kompanisë farmaceutike Astra Zeneca për  furnizim të Bashkimit Evropian me vaksina të llojit Astra Zeneca shkruan:” Kompania farmaceutike Astra Zeneca është e liruar nga çfarëdo përgjegjësie financiare, juridike dhe morale për këto efektet anësore nga vaksina e saj: për vdekjen, për të gjitha lëndimet fizike, psiqike, emocionale, sëmundjet tjera të mundshme, mbetjen invalid si pasojë e vaksinës, si dhe të gjitha humbjet e paluajtshmërisë, punës, biznesit të individëve dhe të personave tjerë të lidhur me të dëmtuarin nga efektet anësore të vaksinimit. Çdo shtet anëtar i Bashkimit Evropian paraprakisht heq dorë nga çdo pretendim ose akuzë kundër kompanisë farmaceutike Asta Zeneca lidhur me mundësin e josigurisë dhe joefikasitet të vaksinës së tyre”.

E trata,  është fusha e  skenarit të  ashtuquajtur”teori konspirative”  lidhur me vaksinimin  si një projekt për të vënë në kontroll njerëzimin  dhe për të vendosur  rendin e ri global, në të cilin do t’i ceki vetëm disa nga ato  që e mbështesin këto hipoteza të ashtuquajtura”konspirative”

 

Këshilltari i ish presidentit francez  Miteran, Jacques Atali,  në vitin 1981 ka theksuar: “ Në kohën e ardhshme duhet gjetur mënyrën se si të zvogëlohet popullsia. Do të fillojmë nga njerëzit e moshuar  sepse sapo të kalojë 60,65 vite, njeriu jeton më gjatë se që mund të prodhojë, dhe kjo i kushton shumë shoqërisë njerëzore. Do të gjejmë diç që do të shkaktojë pandeminë e cila vë në shënjestër njerëz të caktuar, do të shkaktojmë krizë ekonomike të vërtetë, ose virusin i cili do të godet të moshuarit dhe të trashët, të dobëtit do të nënshtrohen kësaj, të frikësuarit dhe budallenj do të besojnë dhe do të kërkojnë të jenë të trajtuar. Do të kujdesemi që të planifikojmë trajtimin, trajtimi i cili do të jetë zgjidhje. Idiotët do të zgjedhin vet- vet do të shkojnë në thertore“.

Themeluesi i Microsoftit, miliarderi dhe “humanisti” Bill Gates me 3 prill të vitit  2015 e ka parashikuar pandeminë e virusit COVID-19, ka planifikuar zvogëlimin e popullsisë në botë, ka njoftuar për efektet anësore të vaksinimit,  si dhe me 1 qershor 2020 ka paralajmëruar pandeminë e re: “Duhet zvogëluar popullsinë botërore në shkallë 10-15%, duhet bota të karantinoret,duhet  të bëhet testimi sa më i madh i njerëzve, bota duhet përgatitur për vaksinim masiv, për vaksinat nuk garanton se do të jenë të sigurta dhe duhet të vaksinohen  të 7,5 miliard njerëz  në botë, dhe se pandemia numër 2 e cila pritet të ndodh në vitin 2025 duhet të jetë në  formë të sulmit bioterrorist”.

Se Korona virusi COVID-19 nuk ishte një virus natyror(vis majoris), por një virus artificial(i krijuar në laborator në Vuhan të Kinës) në mënyrë të  argumentuar publike e ka cek nobelisti francez, fitues i çmimit të Nobelit për shëndetësi, dhe  zbuluesi i  virusit të sidës, HIV,  Luc Montagnieri :“ky virus është modifikuar në laborator, të cilit i janë shtuar sekuencat e  vogla të virusit HIV, ky pastaj ka dal jashtë  kontrollit, të cilën gjë shumë ekspertë të njohur botëror e dinë, por nuk guxojnë të thonë, por unë si nobelist e kam guximin të them haptas në opinion. Ky modifikim është kryer në mënyrë profesionale dhe shumë precize  nga mikrobiologët ”.

Kryetari i Forumit ekonomik botëror, Klaus Schvab, pas paraqitjes së pandemisë së korona virusit,në qershor të vitit 2020 ka botuar librin “COVID-19-Rivendosja e madhe”. Nga ky libër shihet  qartë se kjo rivendosje  e madhe  është programuar kohë më parë dhe vetëm pritej çasti i duhur se si të implementohet. Në këtë libër Klaus Schvabi ka theksuar:“Kriza e koronës është njëra nga pandemitë  me vdekshmëri më të paktë të cilën bota e ka përjetuar në dy mijë vitet e fundit. Pasojat e COVID -19 , duke marr parasysh shëndetin dhe vdekshmërinë, do të jenë më të buta në krahasim me pandemitë e mëhershme gjatë historisë, porse pandemia COVID-19 është një dritare unike e mundësisë me të cilin njerëzimi duhet të futet në ardhmëri. Kurrfarë kthimi prapa nuk mund të ketë. Historia tani e tutje do të ndahet në dy epoka: epoka para  korona virusit  dhe pas korona virusit.” E ardhmja e ndritur” do të jetë bota në të cilin do të fshihen dallimet në mes shteteve të pasura dhe të varfra, dhe me kalimin  kohës do të eliminohen kufijtë shtetëror. Po lind një shtet botëror me një qeveri botërore. Çështja e qeverisë botërore është thelbi i të gjitha çështjeve. Pikëpamjeve dhe paragjykimeve  të errëta fetare do të shpallet luftë. Mjeti më radikal për zvogëlim të rrezikimit të ambientit natyror do të jetë zvogëlimi i rritjes demografike dhe zvogëlimi i numrit të popullatës botërore. Do të vendoset kontrolli efektiv mbi sjelljet dhe lëvizjet e njeriut, me ndihmën e teknologjisë së njohjes së fytyrave njerëzore. Për të parandaluar pandeminë është e nevojshme të krijohet rrjeti botëror i kontrollit digjital. modeli i ri i ruajtjes së shëndetit do të parashikoj testimin e rregulltë, vaksinimin e obliguar, lëshimin e pasaportave shëndetësor, futja e kufizimeve dhe dënimeve për personat të cilët do të shmangen përmbajtjes të kësaj disipline mjekësore”.

Në përfundim të kësaj përgjigje për znj. ministren e arsimit, Arbërie Nagavcin dhe kryetarin e SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj, do të shtoja, leni të lirë jo vetëm mësimdhënësit e Republikës së Kosovës, por edhe të gjithë qytetarët tjerë të Republikës së Kosovës, të vendosin vet për fatin e tyre, për trupin e tyre, për zgjedhjen e lirë të tyre , kush të doje le të vaksinohet, e kush mos të doje të mos vaksinohet.

Jo vetëm që nuk keni të drejtë ju, por  këtë nuk mund të imponojë askush,  as ligji, as  qeveria, as kryeministri, as presidentja,  as kuvendi, bile askush tjetër.

Çdo qytetar ka të drejtë të mendoj, të logjikojë dhe të veproj sipas ndërgjegjes së lirë të tij, që ia ka falë Zoti fuqiplotë,  askush nuk guxon dikë të detyrojë dhe të veprojë kundër ndërgjegjes së tij të lirë. E drejta e ndërgjegjes i përket domenit individual të njeriut, e jo domenit kolektiv, dhe si e tillë kjo e drejtë nuk mund të shfuqizohet, imponohet, ndalohet, shkelet apo kufizohet me çfarëdo shumice  të votimit të deputetëve në Parlamentin e Kosovës, apo çfarëdo rezultati që del në ndonjë  referendum eventual të votimit nga  qytetarët e Republikës së  Kosovës.

 

04.08.2021                                                       

 

 

OPINIONE