Rajoni

Përmbyset gomonia në Mesdhe, rreth 60 emigrantë të mbytur

Rreth 60 emigrantë u mbytën pasi gomonia e tyre me të cilën po udhëtonin në Mesdhe u përmbyt, thanë të mbijetuarit për Organizatën Ndërkombëtare të Emigracionit kur arritën në Itali, citoi ONE të premten.

Tetëdhjetë të mbijetuar u shpëtuan dhe u sollën në portin jugor italian të Brindisit, ku ata thanë se gomonia e tyre fillimisht kishte rreth 140 vetë, tha zëdhënësi i ONE-së, Flavio Di Giacomo në Tëitter.

Di Giacomo ka postuar se gomonia ishte mbytur këtë javë, por nuk specifikoi se në cilën ditë.

Italia është pika kryesore e mbërritjes së emigrantëve kryesisht afrikanë në brigjet evropiane këtë vit, me anije të nisur pothuajse çdo ditë nga Libia.

Rreth 10,000 njerëz janë shpëtuar nga varkat e përmbysura gjatë tri ditëve të fundit, dhe Italia ka marrë rreth 82,000 njerëz deri më tani këtë vit.

Të enjten, Komisioni Evropian hodhi iu shmang një lutjeje nga Italia që vendet e tjera të BE-së të lejojnë që anijet e shpëtimit me emigrantë afrikanë të zbarkojnë në portet e tyre për të lehtësuar presionin gjithnjë e në rritje ndaj Romës. / © Gazeta Impakt

OPINIONE