Përmbytet autostrada Tiranë-Durrës

Nga reshjet e dendura të shiut gjatë mesnatës është përmbytur autostrada Tiranë-Durrës. Mësohet se është bllokuar qarkullimi në këtë aks rrugor. Si pasojë qarkullimi i mjeteve lejohet në aksin tjetër, nga rruga e vjetër Maminas-Vorë.

Po kështu nga moti i keq ka pasur rrëshqitje gurësh edhe në rrugën Milot-Burrel. Në këtë aks rrugor qarkullimi i mjeteve bëhet vetëm në një krah të rrugës.

Qytetet që janë prekur më shumë nga shirat dhe moti i furishëm janë Tirana, Fushë Kruja, Lezha, Durrësi dhe Vlora. Katet e para të pallateve dhe shumë nga lokalet e kryeqyteti janë përmbytur. Në shumë qytete të vendit ka pasur edhe mungesë të energjisë elektrike. Ende vijojnë shirat e dendur./boldnews/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne