Përplasje në Këshillin Politik, ndërpritet mbledhja për disa minuta

Debate të forta në mbledhjen e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Përfaqësuesit e opozitës, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi janë përplasur me Damian Gjiknurin, gjë e cila ka sjellë ndërprerjen e mbledhjes për pesëmbëdhjetë minuta.

Më herët ditën e sotme u publikuan email-et e Vasilit dhe Bylykbashit për Gjiknurin, ku deklaratat e kryeministrit Rama ditën e djeshme opozitarët i cilësonin si “provokime të rënda”.

Kjo ka qenë edhe arsyeja që palët të përplasen me debate të forta, çka solli edhe ndërprerjen e mbledhjes për pesëmbëdhjetë minuta.

Bylykbashi dhe Vasili janë shprehur se opozita nuk mund të jetë fasadë në këtë tryezë.

Ndërkohë mbledhja që mbahet te Pallati i Kongreseve ka rifilluar, ndërsa pritet të gjendet konsensusi mes palëve për draftet që po shqyrtohen./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne