Përse Opozitës i mungon dëshira për të pranuar e reflektuar Humbjen

Nuk është për tu habitur që për të disatën herë opozita  shqiptare gjithmonë ja hedh fajin për humbjen fituesve, duke përdorur të njëjtat argumenta si shitblerja e votave, parrugullsi në zgjedhje,  akuza  shteti drejtohet nga diktuatura e oligarkëve, argumenta që ndoshta nuk u a dinë edhe kuptimin e frazave që përdorin, pikërisht për shkak të mungesës së një elementi kryesor në formimin e tyre: dëshira për të reflektuar dhe mangësi në kulturën qytetare.

Dihet se në Shqipëri ka patur dasi dhe përçarje të rrezikshme ndër intelektualët drejtues të vëndit që në fillimet e shtetit shqiptar të krijuar nga Rilindasit e të tre komuniteteve kryesore shqiptare. Këto dasi të shoqëruara nga mllefe dhe urrejtje qoftë personale apo dhe të kamufluara shfaqeshin kur kandidohej për drejtues, pra është problem i vjetër thellësisht shqiptar se sa ballkanas.

Kjo ka vazhduar që nga 1912 e deri më sot 2021,duke ndikuar në breza të ndryshëm që kanë drejtuar vëndin.   Gjithmonë janë ndër drejtuesit kanë ndikuar këta faktorë:

-arsimimi i lartë, (dëshira për tu arsimuar është e  e lartë në Shqipëri por nuk i mjafton vëndit)

-kultura bazuar në traditën e zonës ku është rritur (komplet ndryshe veriu, komplet ndryshe jugu)

-përkatësia fetare, e cila shpesh ka qënë e kamufluar nën petkun e reformave pro-perëndimore

-interesat e lobeve politike të huaja kryesisht atyre serbo-greke dhe të fuqive të mëdha (ka shkaktuar rritjen e faktorit `spiun` në Shqipëri)

-mungesa e elitës intelektuale që mund, dhe duhet të drejtojë vendin (prania vetëm e `intelektualëve katundarë` në drejtimin e vëndit: që janë të arsimuar por pa kulturën përkatëse)

-mungesa e dëshirës për të punuar por egziston vetëm dëshira për të komanduar ( thënia e A. Zogut se `unë quhem Naltmadhëri sepse individët që kam nën vete janë të vetëquajtur `madhërira` është e saktë. Askush nuk do të punojë por do vetëm të komandojë)

Zgjedhjet e 25 prillit 2021 krahas fitores për një mandate të tretë të së majtës me në krye Edi Ramën, ekspozuan fare qartë mungesën e dëshirës së drejtuesve të Opozitës të PD madje dhe të LSI për të pranuar humbjen,  dhe si zakonisht, për të pestën  herë humbje rradhazi nga 2013 e më sot, kanë fajësuar fituesin, duke treguar edhe njëherë  si një i sëmurë paranojak që nuk pranon asnjë faj, edhe drejtuesit opozitarë ashtu si dhe Diktatori Hoxha e gjejnë shkakun e disfatës tek të tjerët; por ta gjesh pesë herë rradhazi fajin tek të tjerët tregon mungesë kulture dhe përgjegjësie.

Kjo të kujton historinë e hajdutit i cili deshte të vidhte një person i cili rastisi të tjetë i varfër. Varfanjaku  e kap hajdutin dhe i thotë me zë të lartë:.. si nuk ke turp o hajdut që kërkon të vjedhësh njerëzit. Hajduti i u përgjegj: Turp të kesh ti që nuk ke asnjë lek në xhep.

Në drejtim të Opozitës për 30 vite rresht  ka qënë një nga drejtuesit e PD i cili u bë kryetar me urdhër të Ramiz Alisë, por qoftë nga mungesa e përvojës së tij në drejtimin e vëndit,  qoftë nga dëshira për të grumbulluar njerëz  servilë dhe pa integritet në mënyrë që ti komandonte ashtu siç komandonin dikur bejlerët çifliqet e tyre, qoftë nga mungesa e e kulturës pra njërës nga ato elementë të cilat i përmënda më sipër, Shqipëria nuk eci përpara, megjithë dëshirën e madhe të popullit për të integruar vëndin me BE, dëshirë e shprehur me parrullën e famshme ` E duam Shqipërinë si gjithë Europa.

Mungesa e qytetarisë në të gjitha veprimet drejtuese të PD kur ka qënë në drejtim të qeverive shqiptare nga `92 e deri në 2013, tregon qartë mentalitetin e vjetër të familjeve patriarkale në të cilat u rritën këta drejtues, mentalitet që kundërshtarin e shihte si armik, që kundërshtimin në biseda e debate e shihte si ofendim, që projektet dhe programet e dështuara ndër vite shiheshin si fitore, etj.

Kjo u thellua me kalimin nga sistemi diktatorial në sistemin kapitalist , kalim i cili u bë me shumë gabime, shumica e tyre nga mungesa e përvojës por edhe nga  mania për tu pasuruar sa më shpejt duke hedhur në publik Idenë e krijimit të `klasës së pasur`, e cila nuk egzistonte në kohën e diktaturës. Kjo parrullë e thënë nëpër dhëmbë, u bë moto e pasurimit  të shpejtë duke rrëmbyer e shkatërruar vlerat e ndërtuara nga populli ndër vite.

Gafa më e rëndë, krahas përvehtësimit nga individë partiakë të pasurivë shtetërore dhe ushtarake, ishte ligji për tokën. Kjo shkaktoi rrëmbimin e sipërfaqeve të punueshmë apo bregdetare e pyjore nga njerëz që nuk ishin pronarë dhe nuk kishin tapi. Rrëmbimi i tokave të bujqësore të NBSH-ve përreth Tiranës , Durrësit, dhe në cdo rrethi tjetër me preteksin se nuk `kishin zot`, nga ana e shumë individëve kryesisht nga veriu por edhe nga jugu e njerëz të tjerë që nuk ishin pronarë të ligjshëm, krijoi një precendent të rrezikshëm për të ardhmen e vëndit, sepse kjo së pari pengoi pronarët e ligjshëm të merrnin pronat e tyre, dhe së dyti ka penguar investimet e huaja të hyjnë seriozisht në Shqipëri.

Mbajtja gjallë e frymës armiqsore midis dy partive kryesore i ngjan  vazhdimit të luftës së klasave nga diktatura në demokracinë e sotme, dhe kjo luftë e paraqitur në vënd të rotacionit, si një luftë për pushtet, vazhdon të jetë e ashpër dhe pa kompromis duke akuzuar njëra tjetrën, akuza të cilat nga ana e Opozitës së sotme kanë qënë aq negative dhe të pabaza duke i dërguar akuzat edhe jashtë vëndit në BE e kudo, saqë këto akuza mbajnë erë anti-shqiptarizëm, akuza  të cilat kanë paraqitur Shqipërinë përballë BE dhe SHBA si një vënd me probleme të rënda, si një vënd  që nuk do të integrohet, si një vënd që nuk ka një elitë të mirëfilltë intelektuale për të drejtuar vëndin por ka vetëm të ashtuquajturit `intelektualë katundarë`, të cilët duke u sedimentuar në Partitë politike të Shqipërisë, e duke mos bërë prokopi në profesionet e tyre , madje duke mos e dashur punën, – po drejtojnë politikën, pushtetin egzekutiv dhe atë lokal,  të cilët blihen e shiten sipas interesit të partive me qëllimin për tu pasuruar me çdo kusht.

Së fundmi egërsia  dhe ashpërsia e debateve politike e konvertuar në dhunë dhe vrasje në shumë raste si 1997-1998, 2008, 2011, përplasje te dhunshme në momente  të ndryshme politike, kjo sidomos e treguar nga PD dhe militantët e saj ndër vite,  tregon se Demoni apo demonët e tjerë që kanë pushtuar shpirtrat e disa drejtuesve politikë kryesisht në Opozitën e sotme, ka edhe  një spjegim logjik tjetër krahas dëshirës të për fituar pushtetin.

Ky spjegim bazohet se një pjesë e mirë e disa drejtuesve politikë të së djathës dhe të qëndrës së djathtë, por edhe të së majtës së korruptuar si LSI, dhe disa individëve  të PS, kanë shkelur ligjin disa herë ndër vite dhe nuk janë gjykuar ose nuk kanë mbajtur përgjegjësi për zullumet e tyre. Realizimi i vettingut, ka ngjallur frikë, e kjo është arësyea e kundërshtimit dhe e mos pranimit të humbjes, mungesës së dëshirës për të reflektuar, dhe mungesa e dëshirës për tu dorëhequr. Shqipwria, shtë i vetmi vënd në botë ku Kryetarët e partive kanë nga 30 vjet që drejtojnë partitë e tyre humbëse dhe nuk dorëhiqen, pikërisht për arsyen që spjeguam më lart.

Fitorja e Mandatit e tretë nga ana e PS e cila ka realizuar një volum të mirë punimesh, pra ka punuar dhe po punon, krahas gabimeve që ka bërë në realizimin e programit të saj, mbetet edhe një sfidë për Opozitën e cila duhet të kuptojw se duhet të reformohet pasi të ketë reflektuar për gabimet dhe fajet e saj ndër vite. Një Opozitë konstruktive i nevojitet Shqipërisë, dhe jo një Opozitë e mllefosur dhe e trembur nga Vettingu që do të japë më në fund drejtësi. Dhe kjo nuk mund të realizohej pa ndihmë e SHBA dhe të BE.

 

priftipirro2017@gmail.com

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne