Peticion qeverisë britanike: Kërkoji falje popullit palestinez

Mbi 11 mijë qytetarë britanikë në kuadër të fushatës “Përkrahja për aspiratat e Palestinës”, nënshkruan një peticion ku i kërkuan qeverisë së Britanisë së Madhe t’i kërkojë zyrtarisht falje popullit palestinez për shkak të deklaratës së turpshme të Balfurit.

Siç raporton agjencia e lajmeve IRIB, qeveria britanike duhet t’i përgjigjet këtij peticioni brenda 3 ditëve. Organizatorët e kësaj fushate deklaruan se synojnë që peticionin në fjalë t’a nënshkruajnë 100 mijë qytetarë dhe më pas t’a dorëzojnë atë në Parlamentin britanik për shqyrtim. Deklarata e Balfurit u nënshkrua më 2 Nëntor 1917 nga Artur James Balfur, ish sekretar britanik i shtetit dhe iu shpall Baron Walter Rotchild, kryetarit të atëhershëm të bashkësisë së jahudive të Britanisë, duke autorizuar krijimin e regjimit të paligjshëm të Izraelit në territoret e Palestinës që në atë kohë ishte nën protektoratin britanik. Deklarata e Balfurit shënoi fillimin e pushtimit të Palestinës dhe të vuajtjeve dhjetëra vjeçare të popullit palestinez./ PT

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne