Pjesëtarët e FETO-s të ekstraduar nga Kosova dërgohen në gjykatë

Gjashtë pjesëtarët e organizatës terroriste FETO/PDY të sjellë nga Kosova në Turqi pas një operacioni të Agjencisë Kombëtare Turke të Inteligjencës (MIT) në bashkëpunim me inteligjencën kosovare, sot janë transferuar në gjykatë, raporton Anadolu Agency (AA).

Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina janë dorëzuar në Gjykatën e Stambollit në Pallatin e Drejtësisë në Stamboll pasi kanë mbaruar procedurat e tyre në Departamentin e Antiterrorit pranë Policisë së Stambollit dhe u janë nënshtruar kontrolleve mjekësore.

Ndryshe, gjashtë pjesëtarët e FETO-s u sollën në Turqi më 29 mars përmes një operacioni të MIT-it ndaj strukturës së organizatës në Kosovë në bashkëpunim me inteligjencën kosovare.

Pas sjelljes në Turqi, gjashtë personat i ishin dorëzuar ekipeve të Departamentit të Antiterrorit në Stamboll.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne