Shqiperia

Plarent Ndreca me njerëz të armatosur në Ministri, reagon policia

Policia e Shtetit ka reaguar përmes një njoftimi pas raportimit në media se Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, i shkarkuar nga detyra, Plarent Ndreca, hyn me njerëz të armatosur në këtë institucion. Ai është në konflikt me ministren teknike të Arsimit, Mirela Karabina. Policia thotë se nuk mund të ndërhyjë në këtë konflikt pasi i takon gjykatës. Më poshtë njoftimi i plotë.

Në lidhje me konfliktin në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit midis drejtuesve të këtij institucioni,  Ju bëjmë me dije se:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është njohur jo zyrtarisht me konfliktin institucional ndërmjet Ministrit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të MAS, por theksojmë se nuk është detyrë e Policisë së Shtetit dhe kompetencë e saj , zgjidhja e kësaj situate.

Policia e Shtetit ju ka bërë me dije zgjidhjen e situatës duke ju drejtuar Gjykatës Administrative dhe Prokurorisë.

OPINIONE

INTERVISTA