Po kryetari i PD-së pse nuk flet për “tradhëtinë” e qeverisë me marrëveshjen e detit me Greqinë?

Edhe Edi Rama e shiti detin. Ja një tezë të cilën opozita parlamentare po përpiqet t’ja ngecë njerëzve si halë dyshimi dhe ankthi të vazhdueshëm për të bindur se tradhëti dje, tradhëti edhe sot.
Rekordin e theu z. Berisha që me disa statuse rresht në Facebook, foli edhe për parimet e marrëveshjes së vitit 2009, për shitjen e Ramës etj..

Sa kohë nuk ka një tekst,  cdo ulërimë është spekullim dhe kaq gjë duhet të na kishte mësuar rasti i marrëveshjes së parë.
Një moment gjithësesi bën përshtypje dhe ka shumë rëndësi. Më shumë sesa këto rënkimet mediatike.
As PD dhe as LSI nuk kanë reaguar apo kundërshtuar zyrtarisht për marrëveshjen apo negociatat e tanishme. Lufta e qeverisë me daljet e ministrit dhe statuset e kryeministrit zhvillohet pikërisht me zhurmën që po ngjit se diçka u shit.

Por kryetari i PD-së Lulzim Basha nuk ka thënë asnjë fjalë. PD-ja nuk ka ndonjë deklaratë. Dhe kjo është shumë më thelbësore sesa zhurma me të cilën duan të peshkojnë vëmendjen e miletit ashtu siç bën edhe kryeministri kur ja do puna. Ose përndryshe të na thonë diçka konkrete, diçka më shumë se deklaratat e Kotzias që i lexojmë vetë.

Ndaj le ta kuptojmë më mirë këtë qëndrim të dyfishtë të opozitës për atë që është, pra: karagjozë me turmën dhe popullin se atë gjellë do dhe të matur në linjën zyrtare se na dëgjojnë edhe miqtë e huaj dhe na e bëjnë veshin më të kuq sesa na e bën situata ku gjendemi.

Në çdo rast, serioziteti i opozitës do të testohet kur të dalë marrëveshja e re. Pra a do të ketë ankimim në Gjykatën Kushtetuese?
Pa folur për çështjen çame, për të cilën deri më tani as Shpëtim Idrizi nuk ka ditur të propozojë ndonjë gjë konkrete për shkak se heqja e ligjit të luftës e ka lënë me gisht në gojë kauzën e tij personale që konsiston në krizën permanente me Greqinë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne