Pogradec/ U dehën me alkool, tetë pijanecët bëjnë për spital pronarin e lokalit, 40-vjeçari: Nuk i njihja fare

Tetë persona kanë dhunuar një 40-vjeçar në lokalin e tij mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dunicë të Pogradecit, pasi tetë agresorët kishin pirë alkool e ishin dehur në lokalin e tij.

Erjon Çollaku, 40 vjeç është dhunuar me mjete të forta përpara lokalit të tij duke u lënë pa ndjenja.

Pronari i dhunuar i lokalit u shpreh se nuk i njihte agresorët dhe nuk i kishte dhënë asnjë shkas për përplasje.

“Nuk i njihja dhunuesit, unë nuk kam konflikte,”-mësohet se është shprehur 40-vjeçari.

Mësohet se 40-vjeçari është transportuar menjëherë drejt spitalit, por pa asnjë rrezik për jetën. Çollaku ka denoncuar rastin në Polici, e cila është vënë menjëherë në kërkim të tetë agresorëve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne