Policia izraelite arreston një nga gardianët në Al-Aksa

Policia izraelite ka arrestuar një nga gardianët në Al-Aksa, në Kudsin Lindor nën pushtim.

Zëdhënësi i Drejtorisë për Vakëfe në Kuds, Firas ed-Debas konfirmoi se duke përdorur dhunë, arrestuan një nga gardianët Ihaba Ebu Gazal.

“E arrestuan sepse filmoi një nga hyrjet në kompleksin Al-Aksa”, tha ai.

Al-Aksan e menaxhon Drejtoria për Vakëfe në Kuds, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar të vitit 1994, mes Izraelit dhe Jordanisë.

Kompleksi i Al-Aksës shtrihet në një sipërfaqe prej 15 për qind të bërthamës së vjetër të Kudsit e cila është nën pushtimin izraelit ndërsa paraqet pikën e bashkimit të tre feve më të mëdha në botë.

Pas Mesxhidu-l Haremit në Mekë dhe Xhamisë së Pejgamberit në Medinë, Al-Aksa është vendi i tretë për nga rëndësia për muslimanët.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne