Shqiperia

Policia Rrugore konstaton qindra shkelje të shoferëve, iu bën thirrje për më shumë kujdes

Policia Rrugore informon se ka ushtruar kontrollore të imtësishme të automjeteve, për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas policisë rrugore, janë konstatuar qindra shkelje, nga ata më të lehtat deri tek më të rëndat, duke marrë masa kundrejt tyre. Në njoftim, iu bëhet thirrje shoferëve që të kenë kujdes kur lëvizin me automjetet e tyre.

Njoftimi i Policisë Rrugore:

Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, për të arritur i sigurt në destinacion.

Përgjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Policia Rrugore duke përdorur mjete dhe punonjës civil e të uniformuar, ka konstatuar në të gjithë vendin qindra shkelje nga më të lehtat e deri tek ato që janë rrezik potencial për jetën e përdoruesëve të rrugës, nga të cilat, 432 masa administrative vetëm për parakalime të gabuara në të gjitha akset rrugore të vendit.

Policia Rrugore do të përdorë të gjitha format, mënyrat e kontrollit dhe menaxhimit të trafikut rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Policia Rrugore nisur dhe nga aksidentet e fundit, këshillon të gjithë përdoruesit e mjeteve dhe motomjeteveve, ciklistët dhe këmbësorët, të tregojnë më shumë kujdes gjatë lëvizjes, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të denoncojnë në numrin 112 e në Komisariatin Dixhital çdo shkelje të Kodit Rrugor, sepse vetëm duke bashkëpunuar ne mund të parandalojmë aksidentet rrugore dhe të garantojmë të gjithë bashkë një mjedis të sigurtë.

#SiguriaRrugoreDetyrëeTëGjithëve  /balkanweb

OPINIONE

INTERVISTA